Marrin ndihmën financiare rreth 70 mijë punonjës, aplikimet më të vogla nga turizmi

Rreth 70 mijë punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh deri më tani. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për paken e dytë kanë aplikuar 92 mijë punonjës, prej të cilëve janë miratuar aplikimet për mbi 80 mijë punonjës, janë refuzuar 560, dhe mbi 11 mijë janë në proces verifikimi.  Deri ditën e sotme janë dhënë 2.7 miliardë lekë për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.

Edhe pse është një nga sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19, aplikimet për ndihmën nga sektori i turizmit kanë qenë në nivelin më të ulët. Sipas të dhënave janë bërë 794 kërkesa, nga të cilat 29 janë refuzuar dhe 618 janë në proces, punonjës në total 4,108. Ndërsa në total numri i punonjësve të këtij sektori që kanë marrë ndihmën financiare është 1,024 punonjës.

Numri më i madh i refuzimeve ka qenë sa i takon kërkesave për ndihmë nga biznesi i madh me 51 të tilla.  korNjë detaj tjetër është fakti që deri më tani kanë aplikuar për bonusin 40 mijë lekë 23 mijë  e 556 punonjës të larguar nga puna për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe të gjitha këto aplikime janë aprovuar nga Drejtoria e Tatimeve. Ndërsa në vendin e parë për numrin më të madh të aplikimeve është nga biznesi i vogël me 53 mijë e 412 punonjës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos