Një video në rrjetin social 'Tik Tok' të të rinjve shqiptarë që u publikuan ditën e djeshme tregoi jo vetëm shkallën e degjenerimit, por edhe deri kryerjen e veprave penale, që pa droje e frikë nga ligji, i transmetojnë edhe live në rrjetet sociale.

Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Mësohet se për t'u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në "Tik Tok", duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

Është zbardhur edhe dëshmia e Kozak Braçit, i cili ka thënë se të rinjtë i njihte vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se gjithçka kishte nisur për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se përveç kërcënimeve të bëra në makinë, e kanë qëlluar disa herë me shpulla pasi e kanë nxjerr nga makina.

Pasi agresorët e kanë sulmuar dhe degjeneruar live, e kanë nxjerr nga mjeti në Paskuqan. Ai është gjetur nga policia në këtë zonë dhe është shoqëruar në komisariat dhe pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.

Në lidhje me ngjarjen kanë qenë të përfshirë disa persona, por vetëm dy prej tyre janë identifikuar deri tani dhe janë shpallur në kërkim. Njëri prej vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku.

Daniel Dushku 

 

VIDEO e dhunimit Kozak Braci