Marrëveshja për emigrantët/ Italia rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti jonë u mbështet nga vendet e BE-së

Qendrat e pritjes se refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër janë bosh por jo edhe për shumë. Aty pritet të rifillojë aktiviteti, të paktën kjo duket se do të ndodhë pas asaj që u vendos në mbledhjen e qeverisë së të hënës nga Giorgia Meloni dhe kabineti i saj në lidhje me çështjen e shumëdebatur në Itali, ku gjykatat dhe qeveria u futën në një përplasje interpretimesh në lidhje me ligjshmërinë ë peracioneve dhe listës së vendeve të origjinës së emigrantëve.

Që prej Janarit të afërt, qeveria italiane do të nisë sërish sjelljen e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër për procedurat e azilkërkimit. Qeveria italiane ecën përpara me bindjen dhe interpretimin e vendimeve të mëparshme te gjykatave se është e drejtë e qeverive të përcaktojë se cili vend është I sigurtë ose jo.

Në mbledhjen e së hënës, 23 dhjetor, mediat italiane citojnë zëvendëkrysminitrin Antonio Tajani të ketë folur me vendosmëri për rinisjen e operacioneve me qëllim luftën ndaj trafikantëve të qenieve njerëzore dhe se shembulli italo-shqiptar është vlerësuar dhe mbështetur edhe nga vende të tjera të BE.

Pas një mini samiti të zhvilluar në Finlandë javën e kaluar, Meloni tashmë thotë se ka mbështetjen europaine për modelin dhe atë të gjykatës së lartë në lidhje me kompetencat e qeverisë për përpilimin e listës së vendeve të sigurta, cka I lejon tani të rinisë operacionet drejt Shëngjinit.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë