Rudi Garcia, rinis gjithçka nga Olympique Marseille. 9 muaj pas largimit të tij nga Roma, trajneri francez ulet në stolin e një tjetër skuadre.

Menjëherë pasi Roma komunikoi prishjen konsensuale të kontratës me Rudi Garcian, 52-vjecari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Marseilles.

Ish tekniku i Lille ka firmosur një kontratë 3-vjecare me klubin nga Velodrome ndërsa këtë të Premte do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave.

Të Dielën në mbrëmje Garcia do të debutojë në stolin e Olympique Marseille pikërisht në Parc De Princes përballë kampionëve në fuqi të Paris Saint Germain. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)