Takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri, debate PD-PS! Bardhi akuzon për lidhje me krimin, përfshihet dhe Beleri: M'u mor e drejta me makinacione

Takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri, debate PD-PS! Bardhi akuzon për lidhje me krimin, përfshihet dhe Beleri: M'u mor e drejta me makinacione

Nga takimi i 18-të BE-Shqipëri, me përfaqësuesit e delegacioneve të PS dhe PD në Kuvend dhe eurodeputetëve

1730225259_komisioniparlamentartestabilizem.png

Nga takimi i 18-të BE-Shqipëri, me përfaqësuesit e delegacioneve të PS dhe PD në Kuvend dhe eurodeputetëve

Nuk kanë munguar debatet në takimin e 18-të të Komisionit të Parlamentit Europian për asociim-stabilizimin BE-Shqipëri, mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme, që ka nisur prej orëve të pasdites.

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke përmendur disa nga pikat më kritike si çështja e Olta Xhaçkës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, korrupsionin e qeverisë Rama, lidhjet me krimin, bandat kriminale.

Edhe Fredi Beleri është ankuar në fjalën e tij ndaj mazhorancës dhe drejtësisë, për heqjen e mandatit, dënimin dhe akuzat që i quajti të pabaza, edhe pse ishte "zgjedhur nga qytetarët me votë të lirë". Beleri, i zgjedhur si eurodeputet grek, ka folur në këtë takim si politikan shqiptar, duke përmendur edhe rastin e sulmeve ndaj opozitës dhe rastin e Fatmir Mediut.

Nuk mbeti pa trajtuar edhe çështja e inceneratorëve, ku një prej eurodeputetëve gjermanë vuri në dukje se "kemi dëgjuar se inceneratorët kanë marë lekë kot".

Debatet në takimin e 18-të KE-Shqipëri:

Gazment Bardhi: Xhaçka ka përfituar në kundërshtim me ligjin 10000 metër katror në bregdet, me vlerë 5 mln euro. Kjo gjë është e ndaluar me ligj dhe nëse verifikohet që ka përfituar, me mocion në kuvend GJK e shkarkon. E bëmë mocionin e rrëzuan me votë. Ju drejtuam GJK, dhe tha se kemi të drejtë mazhoranca duhet ta sjellë çështjen enë GJK kërkuam të zbatohej vendimi dhe me votë politike e rrëzoi për herë të dytë. Ju drejtuam prapë GJK, të cilët thanë prapë për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese dhe prapë këta që e mbështesin drejtësinë nuk e votuan reformën. Respektoni GJK ky është respekti ndaj reformës në drejtësi.

170 mln euro ka fituar një kompani që drejtohet nga një trafikant droge, edhe pse në Shqipëri është e ndaluar që këta individë të përfitojnë. Por për qeverinë e Ramës duhen para për të financuar krimin e organizuar. Krimi ka arritur deri aty sa t'i diktojë Edi Ramës se kush do të jetë dhe kush jo kandidat në listat për deputet. Dy banda që vepronin në qytetin e Durrës lista e së cilës drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Në dy përgjime zyrtare tregonin se si dy bandat konkurronin se kush kandidat do të renditej i 3 apo i 5 në listë, Indi Ndraxhi dhe Jurgis Cyrbja të dy u caktuan nga krimi.

Vendimi 87 i datës 28.07.2027, lexoni nga faqja 63 deri në 70 dhe do shikoni se si ndërhyjnë deputetë e ministra në Prokurori e Polici kanë ndërhyrë edhe në SPAK, me emër dhe mbiemër të prokurori, për të çliruar pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria nga një grup kriminal në Elbasan. Pasuritë u çliruan, me ndërhyrje të një ministri në detyrë dhe deputet i PS-së. Këto janë në përgjigje, do të presim që prokuroria të veprojë, por transparencë qytetarëve do tua themi.

Fredi Beleri: Qytetarët më dhanë votën, por me makinacione të ndryshme mua m'u mor e drejta. Është koha që të lëmë mënjanë elementet egoistë. Zoti Mediu është në proces gjyqësor, i cili akuzohet për një çështje të ndodhur para 15 vitesh, a mund të sjellë ky një proces të drejtë. Kemi minim të sistemit, individë me të kaluar të errët janë në poste të rëndësishme.

Bozdorf - Diplomate gjermane: Që kur Shqipëria ka hryë në procesin e anëtarësimit, 600 mln euro kanë hyrë në Shqipëri, ku kanë shtuar këto para. Dëgjojmë se Inceneratori i mbeturinave ka marrë lekë kot, apo Durrësi si Dubai, ku miliona janë zhdukur. Kemi dëgjuar për korrupsionin politik, por edhe në shëndetësi.

Bardhi: 30 mln euro na i dha BE për bujqësinë, paratë u shpërndanë për eksponentë të PS, për të ndërtuar vila, me paratë e taksapaguesve evropian.

Toni Gogu: Ajo tha gjithë kohës kemi dëgjuar, kemi dëgjuar, e mora vesh nga i ka dëgjuar.

Gazment Bardhi: I kishin marrë deputetet Elvis Roshi.

Adnand Dibrani: Ne për reformën në drejtësi kemi opinione të ndryshme. Me duhet të punojmë së bashku për ta përdorur këtë moment. Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptoj pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t'ja dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t'i jepni protestuesve.


Lajmi kryesor:

Opozita çon debatin politik në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri! Eurodeputetët ‘shuplakë’ PD-së: S’doni t’ia dini për BE, bëni fushatë me integrimin


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës