Marsejë,UEFA nis procedimin ndaj
Rusisë për dhunën e sjelljet raciste 

Marsejë,UEFA nis procedimin ndaj<br />Rusisë për dhunën e sjelljet raciste 
Marseja këto ditë është kthyer në një fushëbetejë pasi jo vetëm vigjilja por edhe përfundimi i ndeshjes Angli-Rusi u shndërrua në luftë me përplasje të dhunshme të tifozëve.
 
UEFA ka hapur një hetim për masë disiplinore kundër Rusisë për djellje raciste dhe shkatërrim prone. Një vendim ky i marrë për incidentet në stadiumin Vellodrome të Marsejës pas ndeshjes Angli-Rusi.
 
Në sektorin e tifozëve rus u lëshua një tymuese, ata reaguan duke shtyrë forcat e sigurisë dhe më pas nisi sherri ku mbetën shumë të plagosur mes të cilëve edhe një grua e një fëmijë.
 
Madje pamjet që ofrohen nga mediat janë shokuese kur një tifoz godet tjetrin me karrige në kokë në shkallët e stadiumit.
Prefekti i qytetit beri një bilanc dhe nënvizoi se 31 tifozë kanë mbetur të plagosur ndërsa 6 janë ndaluar.

Gjithsesi jo vetëm Marseja por edhe Nice është goditur nga aktet e dhunës. Në qendër të qytetit ka pasur përplasje mes tifozëve të Polonisë dhe atyre të Irlandës së Veriut në prag të ndeshjes së sotme. Janë hedhur sende të forta nga tifozët,ka pasur përleshje dhe vandalizëm por me ndërhyrjen e policisë janë qetësuar gjakrat.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin