Marsela Kamberi: Të 'qëndisësh' 
të ardhmen profesionale me dua

Marsela Kamberi: Të 'qëndisësh' <br />të ardhmen profesionale me dua
Ishte vetëm 16 vjeç, kur Marsela nisi që të ndiqte një ëndërr të saj për tu perfeksionuar në një kurs të rrallë për të rinjtë e sotëm, siç është qëndistaria. Një talent që i gjen rrënjët tek nëna, e tashmmë i kthyer në një pasion të vertëtë, është bërë dhe puna e vetme, larg studimeve univesitare që do të dëshironte çdokush në moshën 26 vjeçare të Marselës.

Kjo është Marsela Kamberi, e cila tregon se ëndrra e saj është që të ketë një atelie të saj, me punime artizanale të punuar me duar. Madje, Marsela jep dhe një mesazh për të rinjtë që të orietohen drejt marrjes së një profesioni, qoftë ky edhe pa ndjekur studime të larta univeristare, por mjafton të jetë dëshira dhe përkushtimi për të arritur diçka në jetë.
 
Marsela, prej vitesh jeni bërë pjesë e atelies “Kostume popullore Edlira”. Si ka nisur rruga juaj drejt qëndistarisë?
Në fakt, 10 vjet më parë kam nisur një kurs për qëndistari dhe gjatë kësaj kohe është vënë re puna ime dhe talenti që unë kisha mbi qëndistarinë. Gjatë kësaj kohe edhe Edlira filloi ta shtrijë më tepër biznesin e saj, duke krijuar kështu një formë punësimi për gratë dhe vajzat e zonës. Në këtë mënyrë filluam pak e nga pak dhe u mësuam me punën. Zanafillën e punës time në këtë atelie kam nisur këtu e para 10 vitesh, një zanat që mua më ka zgjuar edhe emocione të mëdha, por edhe të ardhura monetare.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh