Marsela Lena: Aktorët me kontrata në
Teatrin Kombëtar punojmë në të zezë

Marsela Lena: Aktorët me kontrata në<br />Teatrin Kombëtar punojmë në të zezë
Një nga aktoret e reja, Marsela Lena, e cila angazhohet me kontrata në pjesën më të madhe të premierave që ngjiten në skenën e Tiranës zbulon sesi aktorët punojnë në të zezë, pikërisht në një institucion shtetëror, siç është Teatri Kombëtar: “Unë edhe pse tregu i punës është i vështirë dhe jam artiste e re, jam me atë që artistët të kontaktohen për punën konkrete që do të bëhet dhe në bazë të punës konkrete që bën një artist.

Thelbi i problemit qëndron se artistët e rinj, në momentin që lidhin një kontratë me Teatrin Kombëtar nuk u paguhen sigurimet dhe as sigurimet shëndetësore. Kjo ndodh edhe me Teatrin e Metropolit. Pra ne punojmë në të zezë, edhe pse puna jonë faktohet dhe janë muaj ose vite pune sipas kontratës. Ndryshe ndodh me aktorët me pagë fikse të TK-së, të cilët vazhdojnë të kenë sigurimet edhe kur nuk kanë konkretisht ndonjë rol për një periudhë të caktuar kohe. Do të ishte e ndershme që pavarësisht se na jepen kontrata me ndërprerjet në kohën që punojnë të ishim të siguruar. Ndryshe vepron Teatri Kombëtar i Komedisë, aty na paguhen sigurimet për kohën që ne punojmë me një projekt”
 
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, ne rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë

Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, ne rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë