Kryetari i bashkisë së New York është bërë pjesë e një marshimi me emigrantë, pjesë e së cilës ishin edhe shumë shqiptarë. Eric Adams ka ka publikuar disa foto, ku ajo që bie në sy është fakti që ai bën simbolin e shqiponjës së shqiptarëve.
“Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai.
Ky marshim i emigrantëve vjen një ditë pasi në New York i mbajt parada e shqiptarëve, duke e veshur metropolin amerikan me ngjyrat kuqezi.
Komento