PARIS - Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria është shembulli unikal i harmonisë fetare, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku. Në Parisin e tronditur nga sulmet terroriste të ditëve të fundit, toleranca jonë fetare e konkretizuar me praninë e 4 krerëve shqiptarë të besimeve fetare, është vlerësuar me duartrokitjet e qindra mijëra njerëzve që marshuan në sheshin “Republica”.
 
Baba Mondi i komunitetit Bektashi, imami i Tiranës Ylli Gurra, përfaqësues të besimit katolik dhe ortodoksë, të katërt përkrah njëri-tjetrit janë bërë dëshmi të bashkëjetëses të komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.
 
Përfaqësuesit e besimeve fetare shoqëruan në Paris kryeministrin Edi Rama, ministrat Bushati e Veliaj, dhe një grup gazetarësh të cilët iu bashkuan kauzës kundër terrorizmit dhe lirisë së shprehjes.  

edi rama
 
Të gjithë sëbashku zhvilluan homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hedbo” ku më 7 janar u sulmua nga dy persona, të cilët vranë 10 gazetarë dhe 2 policë
 


kreret fetare duartrokiten
kreret fetare duartrokiten

kreret fetare duartrokiten
kreret fetare duartrokiten