Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj i cili është pjesë e delegacionit shqiptar që po merr pjesë në Marshimin e Unitetit, në Paris të Francës, në shenjë solidarizimi por edhe kundërshtimi njëkohësisht, ndaj atentateve terroriste që u morën jetën 17 personave, tha se Shqipëria dha sot një leksion për mbarë botën. 
 
Në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report, ministri Veliaj tha se ky marshim ishte një ndjenjë shumë e fortë solidariteti. Sipas tij i gjithë Parisi iu ofroi një pritje të jashtëzakonshme katër përfaqësuesëve fetarë të Shqipërisë.
 
“Marshimi ka qënë një ndjenjë shumë e fortë solidariteti. Sot ishte një thirrje e atyre që besojnë në demokraci, ishte një moment inkurajues. Një pritje e jashtëzakonshme iu bë katër përfaqësueseve fetarë shqiptarë. Ishte një gjetje e kryeministrit, atë që Shqipëria nuk e përcmon aq sa duhet”, deklaroi ministri Veliaj.
 
Ai theksoi Shqipëria dha një leksion modest sot për mbarë botën në këto kohë të trazuara. Ministri Veliaj theksoi se parakalimi i katër përfaqësuesëve të besimeve fetare në Shqipëri nuk kaloi pa dhënë një mesazh për gjithë Europën.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)