Në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shqiptarë nga të gjithë trevat do të marshojnë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ish komandantët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Organizuesit e protestës, platforma qytetare ‘Liria ka Emër’ thonë se pjesëmarrja do të jetë masive dhe mbi 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në atë që synohet të jetë marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Thirrjeve për pjesëmarrje, i është bashkuar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, i cili apeloi për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Drejtësi, jo politikë! Drejtësi për ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nesër më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi të kthehen në atdhe” shkroi Balla në Facebook.

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?