Marsida Koni: Muzika shqiptare e 900-s në Cd në 40 vende të botës

Marsida Koni: Muzika shqiptare e 900-s në Cd në 40 vende të botës

Marsida Koni

Marsida Koni realizon CD me Shtëpinë diskografike italiane Flipper Music. “Dua të bëhem pianiste…”, ka qënë fjalia që Marsida Koni përsëriste kur ishte fare e vogël. Tani pianon e quan bashkëudhëtaren e shtrenjtë të jetës saj. Ajo thotë se dhe kur nuk është me të fizikisht, e pret në heshtje të bashkëbisedojë, t’i tregojë për gjithçka që ka ndodhur dhe pastaj të dyja bashkë të tregojnë një histori, një kujtim, një nostalgji, një mall. Marsida Koni ka një jetë artistike të ngjeshur në Itali e skena të ndryshme të botës dhe që shpesh e ndan atë me Tiranën. Ajo kainterpretua si soliste në Shqipëri, Itali, Zvicër, Kroaci, Belgjikë, Spanjë, Kaliforni, SHBA, Gjermani, Kroaci, Maqedoni, Portugali. Marsida Koni ka në Itali shkollën e saj “Piano Academy”, një ndër dëshirat e saj më të mëdha që ka arritur ta realizoj.

Vetëm 3 muaj nga rregjistrimi i CD së parë me muzikë shqiptare për piano të shkruara gjatë periudhës së diktaturës për Shtëpinë Diskografike hollandeze “Brilliant Clasics” ,Marsida Koni , pas kërkesë së tyre i propozoi Shtëpisë diskografike italiane Flipper Music një CD me vepra pianistike shqiptare e titulluar “ Il 900 pianistico albanese”. Në CD janë përfshire 20 vepra , pjesë nga 14 kompozitorë të ndryshem cic janë Lec Kurti, Ramadan Sokoli, Cesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tonin. Harapi, Kozma Lara, Limoz. Dizdari. A. Paparisto, Simon Gjoni, Ferdinand. Deda, Haig Zacharian, Shpëtim Kushta, Vaso. Tole dhe Aleksander Gashi. Hera e fundit që Marsida Koni ka interpretuar në Shqipëri , ishte në dhjetor të vitit të kaluar , kur interpretoi premiërë absolute veprën për piano Rondo të Vaso Toles, gjatë mbrëmjes tradicionale Gala që Albanian Excellence, zhvillon çdo fundviti me Historitë e suksesit të vitit, mbrëmje kur ajo u nderua edhe me titullin , Anetare Nderi e Albanian Excellence.

F.N: Si lindi ideja e krijimit të një CD me vepra të 900-s ?

M.K: Të jem e sinqertë duke qënë se kanë kaluar vetëm 3 muaj nga rregjistrimi i CD së parë me muzikë shqiptare për piano të shkruara gjatë periudhës së diktaturës për Shtëpinë Diskografike hollandeze “Brilliant Clasics” , nuk mendoja se mund t’i kthehesha kaq shpejt një CD të dyte me muzikë shqiptare, aq me pak në te tilla dimensione. U kontaktova nga Shtëpia diskografike italiane Flipper Music të cilët më kërkuan t’i dërgoja një propozim me një program interesant. Më thanë gjithashtu që kishin kontaktuar shumë artistë të tjerë dhe do të përzgjidhnin vetëm 7 propozimet më interesante. Në bazë edhe të eksperiencës , mendova ti propozoja një program me vepra të 900 tiulluar “Reflekse pianistike të 900-tës” me vepra të kompozitorëve Ravel, Prokofiev dhe Ginastera dhe ndërsa punoja për kompletimin e programit në mëndje papritur më lindi ideja t’i propozoja edhe një CD me vepra pianistike shqiptare të shkruaa po në të njëjtën periudhe duke e titulluar “ Il 900 pianistico albanese”.

F.N: Cila eshte baza e kesaj CD-je?

M.K: Dy janë pikat kryesore, larmia e kompozitorëve dhe bukuria e veprave. Një pjesë e madhe e këtyre veprave për fat të keq janë mbuluar nga pluhuri i kohës dhe jane të pa rregjistruara.

F.N: Cilat janë karakteristikat kryesorete muzikes pianistike se viteve 900?

M.K : Muzika pianistike shqiptare lindi pikërisht në fillimet e viteve 900-të. Një ndër tiparet kryesore të kësaj muzike që e bën dhe jashtëzakonisht të bukur dhe të vecante është mbeshtetja e saj në tema dhe ritme popullore dhe folklorike. Ne kemi një folklor shumë të pasur dhe kompozitorët tanë kanë ditur ta sjellin me shumë elegancë dhe finese në repertorin klasik.

F.N: Cilat do te jete permbajtja e kësaj CD dhe cfare te reje mendoni se do te sillni me interpretimin tuaj?

M.K : Në CD janë përfshire vepra duke filluar nga kompozitorët e parë, për të vazhduar me ato që e zhvilluan artin pianistik dhe ato të cilet vazhdojne akoma sot ta pasurojnë. Cd do të përmbajë 20 vepra / pjesë nga 14 kompozitorë të ndryshem cic janë Lec Kurti, Ramadan Sokoli, Cesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tonin. Harapi, Kozma Lara, Limoz. Dizdari. A. Paparisto, Simon Gjoni, Ferdinand. Deda, Haig Zacharian, Shpëtim Kushta, Vaso. Tole dhe Aleksander Gashi. Përsa i takon risisë rreth interpretimit, do të doja fillimisht që përmes interpretimit tim sot, të sillja dhe përcillja atë cfare kompozitorët kanë dashur të shprehin dje. Mendoj se interpretuesi ka një mision në duar sepse është ai i cili bën lidhjen direkte mes kompoziorit dhe publikut dhe kjo është një përgjegjësi e madhe të cilin ai duhet ta kryejë me korrektësinë dhe kujdesin më të madh. Sigurisht gjate ketij procesi, shtohen edhe emocionet që vetë interpretuesi ndjen gjatë ekzekutimit, emocionin qe vepra zgjon brenda tij dhe vetevetiu vepra në origjinalitetin dhe paprekshmërinë e saj, merr nuanca të vecanta nga loja e seicilit interpretues.

F.N: Si u prit propozimi juaj , nga shtepia diskografike?

M.K: Mbasi kaloi afati i përzgjedhjes, u kontaktova prej tyre dhe mbasi më bëne të ditur se projektet e mia ishin aprovuar të dyja më komplimentuan pasi kisha qënë e vetmja artiste që i ishin aprovuar 2 projekte nga 7 që ishin në dispozicion. Kërkesa e tyre shprehimisht ishte: “ Regjistrojmë fillimisht CD me muzike shqiptare”. Për mua ishte një gëzim i trefishtë…(qesh)

F.N: Keni hasur veshtiresi ne gjetjen e partiturave?

M.K: Kam patur një disponibilitet të jashtezakonshëm nga ana e gjithkujt që i kërkova ndihmë. Arrita të mbidhja një repertor të mrekullueshëm në një kohe fare të shkurtër ( pune ditësh). Përfitoj nga rasti të falenderoj publikisht pedagoget e Liceut Artistik “ Jordan Misja” Enika Gjokoreci, TakuinaTruja, Nadjezha Porodini, Pedagogen e Universitetit te Arteve, pianisten Merita. Rexha, Drejtoreshën e Bibilotekës së Universitetit të Arteve znj. Miranda Bakiasi, Pedogogen e pianos, bashkëshorten e kompozitorit Limoz Dizdari, Adriana Dizdari, Vajzën e kompozitorit Feim Ibrahimi, pianisten Etrita Ibrahimi, familjen e kompozitorit Simon Gjoni ne vecanti djalin e tyre, artistin, Andis Gjoni, kompozitorët dhe ish profesorët e mi Haig Zacharian, Vaso Tole dhe Aleksandër Gashi. Një falenderim i vecantë për prindërit e mi, të cilet në këtë projekt ishin “ Korrierët” duke marrë, fotokopjuar, skanerizuar, dërguar, rikthyer sërisht partet dhe në rast se skanerizimet nuk kishin dalë mire përserisnin operacionin ( qesh). I falenderoj vërtet të gjithë nga zemra…

F.N: Kur mendoni ta promovoni CD dhe a do ta sillni ne Shqiperi? 

M.K : CD do të rregjistrohet në Romë me date 2-3 korrik 2018. Me promovimin dhe shpërndarjen e saj, në bazë të kontratës që kam nënshkruar do të merret shtepia diskografike e cila duke qënë nje etiketë diskografike e nivelit ndërkombëtar, ka një shperndarje të CD-ve që ajo realizon në 40 vende të ndryshem në botë.


 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen