Muzika si element dhune e frymëzimi për dhunë!

Muzika si element dhune e frymëzimi për dhunë!

Foto ilustruese

Dikur ishim mësuar që bandat dilnin në rrugë e zhvishnin qytetarët dhe sigurisht, përtej aktivitetit të tyre të paligjshëm, ata jo vetëm nuk ishin e nuk konsideroheshin një model për shoqërinë dhe të rinjtë, por konsideroheshin si një devijancë sociale që dënoheshin nga shoqëria! Kjo ishte shoqëria shqiptare deri në fillimin e viteve dy mijë, edhe pse në tranzicion të plotë, akoma kishte modele të tjera për të ndjekur, siç ishin librat, dëshira për shkollim e dëshira për të bërë karrierë mbi dijen e profesionin!

Nga fillimi i viteve dy mijë e sot, shumë gjëra kanë ndryshuar edhe në shoqërinë tonë e për fat të keq kanë ndryshuar jo për mirë! Rritja e kultivimit të lëndëve narkotike në vend po jep efektet e para edhe në shoqëri, përtej kriminalitetit, duke krijuar modele të rrezikshme për të rinjtë! Nëse kujtojmë fillimet e muzikës rb apo rap në fillim të viteve 90 në Amerikë, sidomos në Kaliforni dhe në New York, na vjen në mendje se këngëtarët e ose bandat e kësaj muzikë ishin jo rrallë herë produkt i rrugës me të gjitha elementet që ajo kishte e madje ka pasur këngë që dëshmonin e reklamonin faktin e konsumimit të lëndëve narkotike siç ishte rasti i frazës "I smoke every day". Shpesh herë nuk kanë munguar rastet ku këto banda që bënin muzikë ishin edhe banda kriminale që në përplasje mes tyre ka pasur edhe të vdekur! Shumë nga këto këngëtar kanë bërë edhe burg për vepra të ndryshme penale!

Ajo që po ndodh sot me muzikën shqiptare është e ngjashme me atë që ndodhte në SHBA në fillim të viteve '90! Edhe në Shqipëri këngëtarët e muzikës rap ose rb, kanë filluar të rrihej rrugëve dhe të kërcënojnë njëri-tjetrin nëpër social media! Kultivimi i lëndëve narkotike e ka përshpejtuar këtë proces edhe në muzikën shqiptare!

Nëse shikojmë klipet e repistave tanë me tekstet e tyre i dedikojnë këngë luksit, ferrarit, benzit, vilave apo rrobave të shtrenjta edhe pse shumë pak kanë ndonjë aktivitet të mirëfilltë pune apo të ardhura legjitime! Këta po krijojnë modelin e dhunës dhe të pasurimit të shpejtë e të lehtë tek të rinjtë duke nxitur kështu e duke stimuluar dëshirën për trafiqe ilegjitime e pse jo edhe për konsumin e lëndëve narkotike! Flasin në këngët e tyre për kilogram e për transporte sikur të ishin kompani të mëdha të transporteve ndërkombëtare! Nuk e di kush mund të jetë zgjidhja, por jam i bindur se janë më së shumti fenomene social, që duke qenë në tranzicion ishin të pashmangshme edhe për shoqërinë tonë duke mbetur thjeshtë si çështje kohe para se të vinin edhe mes nesh!

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja