Martesa false për udhëtim në BE, përgjimet: Do e provoj unë sot, nëse s’ka problem do të të nxjerr nesër (DOSJA E PLOTE)

Martesa false për udhëtim në BE, përgjimet: Do e provoj unë sot, nëse s’ka problem do të të nxjerr nesër (DOSJA E PLOTE)

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin në Durrës që kryente kalimin e personave të ndryshëm nëpërmjet dokumenteve false nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas dosjes së hetuar nga prokurori Drini Pali, personat që trafikoheshin janë kryesisht shqiptarë që kanë probleme me kalimin në mënyrë të rregullt në disa vete të Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Njeriu kryesor i këtij grupi besohet se është Mirdash Xhani, pasi sipas prokurorisë Xhani gjen dhe bën dokumentet e falsifikuara si të martesave fiktive me qëllim ndërrimin e mbiemrave të personave të interesuar, falsifikimin e dokumenteve apo sigurimit të pasaportave me ngjashmëri midis personave.

Në këtë aktivitet kriminal, Mirdash Xhani akuzohet se ka bashkëpunuar me persona të ndryshëm si Iljaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka, Arben Ndreka, Tomorr Përçi, Vullnet Hoxhaj, Blerim Meta, Rifat Murra, Sokol Plaku, Arben Aga ose “Lulja”, Argon Plaku dhe Florian Sejdinaj.

Gjatë hetimeve të kryera prokuroria ka evidentuar disa raste kur persona të ndryshëm kanë kryer dhe ndryshimin e mbiemrit vetëm me qëllimin e vetëm që të dilnin jashtë Shqipërisë, duke përdorur pikat kufitare. Një rast i tillë është dokumentuar me Erjado Plakun. Ky i fundit ka deklaruar se emrin e vërtetë e ka “Shahini” por ka qenë martuar me S.Shahinin, ka marrë mbiemrin e saj dhe tani është në proces gjyqësor për të marrë mbiemrin e tij të lindjes “Plaku”. Ky person rezulton se ka dy espulse në shtetin grek. Një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2020.

Në Berat e ka takuar një person që jeton në Angli dhe ka kërkuar ndihmë me qëllim për të dalë jashtë vendit, duke i kërkuar shumën prej 2 mijë euro. Personi i ka pohuar nëpërmjet një njeriu tjetër që jeton në Durrës, me emrin “Dashi”. Pasi ka biseduar me Dashin, ky i fundit i ka thënë se do e njoftonte në çdo moment kur t’i jepej mundësia për ta nxjerrë jashtë shtetit, kundrejt 2 mijë eurove. Skenari për të dalë nga Shqipëria, ishte udhëtimi nga Shqipëria në Kosovë, më pas në Hungari e mandej në vendet e BE-së. Lekët do jepeshin kur të mbërrinte në destinacion dhe shuma financiare do paguhej nga një kushëriri i tij nga Berati.

Nga përgjimi i numrave telefonikë ka rezultuar se Mirdash Xhani, së bashku me Iljaz Berishën, kanë pasur biseda intensive me disa persona, të cilët kanë probleme për të lëvizur lirshëm në vendet e BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar shuma që varionin nga 1 mijë deri në 2 mijë euro për person, me qëllim për t’i nxjerrë jashtë vendit.

Këtë gjë ata e arrinin duke përdorur ndryshimin e mbiemrit me anë të martesave fiktive, leje qëndrimi etj.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në datën 11 qershor 2020 Iljaz Berisha ka udhëtuar së bashku me dy persona të tjerë, Elton Broka dhe Vullnet Hoxhaj nga Durrësi në drejtim të Malit të Zi, më pas në Bosnjë, ku më pas janë kthyer nga policia vendase, për shkak të mungesës së dokumentacionit shoqërues.

Secili nga dy personat kishte paguar 1500 euro me qëllim futjen e tyre në territorin Italian. Gjatë kësaj kohe ky grup ka pasur kërkesa nga persona të ndryshëm, që donin të kalonin në disa shtete të BE-së.

I gjithë udhëtimi i kryer në datën 11 qershor 2020 është monitoruar nga ana e policisë dhe prokurorisë së Durrësit nëpërmjet përgjemeve, Mirdash Xhani dhe Iljaz Berisha flasin me njëri-tjetrin dhe Mirdashi gjatë bisedës i thotë: Të kam dhënë 1200 euro leri bashkë me telefonin dhe një 50 euro te lokali”.

Ndërsa Iljazi nga ana tjetër i thotë Mirdashit: I numërova lekët dhe më dhënë 1150 uuro dhe jo 1200 euro”. Po kështu ka biseda telefonike midis Mirdashit dhe Elton Broka, ku Mirdashi komunikon vazhdimisht me disa numra me prefiks jashtë Shqipërisë, ku bisedon me këta persona për mënyrën se si do silleshin dhe çfarë do deklaronin kur të paraqiteshin në pikat e kontrollit të pasaportave në kufi.

Në një episod tjetër të hetuar nga prokuroria e Durrësit, rezulton se Mirdash Xhani, kishte dy apo tre ditë që mbante me shpresë për të kaluar kufirin një person që kishte probleme me hyrjen në vendet e BE-së. Nga bisedat e përgjuara rezulton se Xhani bashkëbisedon me Iljaz Berishën dhe Igli Gripshin, ku flasin se me mjetet e tyre do të mernin një person në Arapaj dhe dy femra në Tiranë, ku së bashku do udhëtonin në drejtim të Hungarisë. Në një bisedë telefonike Mirdashi thotë që “Do e provoj një herë sot e nëse s’ka problem do të nxjerë unë nesër”. Në fillim nga Durrësi është nisur me mjetin tip “Hundai”, Iljaz Berisha me një person djalë të ri, e më pas në drejtim të Vorës është afruar një mjet me targë AA 462 RK, ku pasagjer ka qenë Mirdash Xhani dhe drejtues mjeti Igli Gripshi.

Nga bisedat e përgjuara një person nga Tiraa po afrohej me qëllim që ti bashkohej udhëtimit me Mirdash Xhanin. Personat janë afruar dhe pas rreth 5 minutave me një mjet autoveturë të tipit “Ford”, kanë zbritur 3 persona. Pasi janë bashkuar me të gjithë personat, pikërisht në këtë moment kanë ndërhyrë forcat operacionale duke bërë kapjen në flagrancë të këtyre personave dhe sekuestruar sendet personale. Pritet që ditën e sotme gjykata e Durrësit të caktojë masën e sigurisë për pesë persnat e arrestuar si Mirdash Xhani, Iljaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka dhe Arben Ndreka. Ndërkohë për këtë ngjarje në kërkim janë dhe 8 persona të tjerë.

Të arrestuar

1.       Mirdash Xhani

2.       Iljaz Berisha

3.       Igli Gripshi

4.       Elton Baroka

5.       Arben Ndreka akuzuar për “Kalim te paligjshme te Kufirit”

Në Kërkim

1.       Tomorr Përci

2.       Vullnet Hoxhaj

3.       Blerim Meta

4.       Rifat Murra

5.       Sokol Plaku

6.       Arben Aga ose “Lulja”

7.       Argon Plaku

8.       Florian Sejdinaj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale