Martesat gay kanë sjellë reagimin e deputetit Tritan Shehu i cili ka thënë se ndryshimet kushtetuese për këtë çështje nuk janë kusht për integrimin e vendit për në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se është totalisht kundër tyre, pasi për të familja është themeli i shoqërisë njerëzore, ndërkohë që mospranimi i këtyre martesave nuk shkel të drejtat e njeriut.

Sakaq, ai shton se është e drejta e çdo shteti që të vendosë konform realitetit të tij se cili do jetë statusi juridik i çifteve gay.

Këtë reagim ai e ka bërë në rrjetin social Facebook.

Ja reagimi i plotë i tij në Facebook
“Pergjigje”  edhe ndaj tinazarise se propozimeve te ndryshimeve tona kushtetuese per ciftet homo seksuale, nga “GJYKATA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT” ne sesionon e peste te saj, dy dite me pare:
Me vendimin e saj largpames e te mencur ajo Gjykate konfirmon se mos pranimi i martesave gay nuk shkel te drejtat e njeriut.
AJO KONFIRMON SE ESHTE E DREJTA E CDO SHTETI TE VENDOSE KONFORM REALITETIT TE TIJ SE CILI DO TE JETE STATUSI JURIDIK I CIFTEVE GAY.
Pra ndryshe nga spekullimet e te majtes sone, legalizimi i atyre martesave nuk eshte aspak nje kusht per rrugen tone te integrimit.
AQ ME PAK KJO MUND TE JETE NJE KLAUZOLE PER REFORMEN TONE NE DREJTESI!
Ne Kushtetute qartesisht eshte vendosur parimi i antidiskriminimit ne terma te pergjitheshme, qe perfshin te gjitha kategorite e mundeshme, kjo mjafton!
Vendosja ne ate me emer sic propozohet e disa kategorive, qe nuk duhet te diskriminohen eshte non sens.
Ne fakt kjo hap rrugen e diskriminimit per ato kategori qe nuk permenden (natyrisht nuk mund te vendosen te gjitha ne Kushtetute, te sotmet dhe te nesermet).
KY VEPRIM “SKUTHASH” SYNON  VECSE PER TE MASKUAR FUTJEN E TOG FJALEVE “CIFTET HOMOSEKSUALE” ATY, PER T’I HAPUR RRUGE ATYRE MARTESAVE NESER.
Ne te gjithe jemi kunder cdo forme diskriminimi, kemi nje ligj te vecante te tille, PER TE CILIN UNE PERSONALISHT KAM DHENE NJE KONTRIBUT TE VECANTE.
JEMI EDHE PER MBROJTJEN E FAMILJES SI THEMEL I SHOQERISE NJERREZORE.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)