Martesat në moshë të madhe
tendencë perëndimi dhe në Shqipëri

Martesat në moshë të madhe<br />tendencë perëndimi dhe në Shqipëri
TIRANË – Sociologë e organizatorë dasmash pohojnë për "A1Report!" se thuajse kanë humbur dasmat ku të rinjtë martohen në moshë të re, pa iu dedikuar shkollimit. Kohët moderne duket se i kanë thyer ato tabu, ku jo vetëm që martesa vjen si kurorëzim i dashurisë, por ajo ç’ka evidentohet më së tepërmi vitet e fundit, preferohet të bëhet në moshë të madhe.

Sociologia Entela Binjaku shprehet për "A1Report!": "Mosha mesatare rreth së cilës martoheshin vajzat dhe djemtë shqiptarë ishte shumë me e vogël se kjo që shohim ne aktualisht. Mendoj që një nga arsyet kryesore përbën rritja e periudhës së shkollimit për femrën shqiptare.
 
Një arsye e dytë është emigracioni; një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë përgjatë këtyre dy dekadave kanë emigruar dhe kjo ka bërë që të ulet edhe numri i pretendentëve, le të themi, për martesë.
 
Nga ana tjetër, një arsye mund të ketë shërbyer padyshim edhe përmirsimi i statusit ekonomik të gruas shqiptare në kuptimin që falë shkollimit,  ajo synon gjithnjë e më shumë në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të statusit të saj ekonomik,"- theksoi Binjaku.

Ndërsa, administratori i “Geraldina Sposa”, Armand Peza tha se në kohët e sotme gruaja ndihet më e pavarur nga mashkulli, arsye që sipas tij ka çuar dhe në martesat në moshë të madhe krahasuar me vite më parë.

"Në qoftë se para viteve '90," - tha Peza, - " prindërit kishin një mani që ta fejonin vajzën me refugjatin më të parë që do të trokiste në derë, gjërat kanë ndryshuar; interesat e vajzave tani kanë ndryshuar. 

Ato përpiqen të kultivojnë kulturën e tyre, të edukohen nëpër shkolla dhe nuk mjaftohen me një diplomë universiteti, por përpiqen të ndjekin specializimin, masterin etj .Kjo kërkon një kohë fizike, që nuk mund ta mbyllin dot deri në 25 apo 26 vjetët e tyre. Ka vajza që vazhdojnë të arsimohen akoma deri në 30 vjeçe. Mosha mesatare, sipas meje, e vajzave që martohen së fundmi, është nga 23 në 26 vjeçe."
 
Pra, duket se edhe në këtë aspekt, Shqipëria po i afrohet tendencës perëndimore, ku martesa shihet tashmë si një vendim i rëndësishëm e ku formimi profesional dhe karriera vijnë në plan të parë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu