Barcelona më në fund ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë ekipin në edicionin e ardhshëm. Pas shumë spekulimeve nga ana e medieve vendase hidhur me shumë emra, drejtuesit e ekipit katalanas kanë vendosur që ekipi të drejtohet nga Gerrardo "Tata" Martino, duke u bërë argjentinasi i katërt që drejton Barcelonën pas Helenio Herrera, Roque Olsen dhe César Luis Menotti. Ish-strategu i ekipit argjentinas Neuell's Old Boys, Gerardo Martino, do të jetë trajneri i Barcelonës, dhe për ndihmës do të ketë Elvio Paolorroso dhe përgatitësin fizik, Jorge Pautasso. Argjentinasi 50-vjeçar ka përmbyllur marrëveshjen me katalonasit për tre vjetët e ardhshme.

Trajneri i ri do të emërohet të martën, por nuk do të udhëtojë në Munich, ku gjiganti katalunas të mërkurën do të përballet me Bayernin e Pep Guardiolës. Presidenti i ekipit të Barcelonës , Rosell ditën e martë në krah edhe të Zubizarietës dhe futbollistëve të ekipit do të prezantojë trajnerin e ri. Ai do ta nis punën vetëm pas rikthimit të ekipit në Spanjë. Kështu zërat për kalimin e trajnerit holandez, Guus Hidding dhe emrave të tjerë në “Cam Nou”, mbeten vetëm thashetheme. Drejtuesit e ekipit të Barcelonës ishin të detyruar që të ndërmerrin një lëvizje të tillë pasi Tito Vilanova ka dhënë dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore, pas rikthimit të sëmundjes së kancerit.

Sipas medieve vendase një shtysë e madhe në zgjedhjen e trajnerit argjentinas në krye të ekipit të Barcelonës ka qenë edhe sulmuesi i talentuar dhe ylli katalanas Lionel Messi. Sulmuesi ka një marrëdhënie shumë të mirë me patriotin e tij dhe mendohet se ka qenë determinant në lëvizjen drejt Spanjës. Në Spanjë ‘Tata’-n e pret një punë shumë e vështirë, pasi do të ketë përballë ekipin e Realit të Madridit të etur për trofe, por edhe në Champions duhet të rikuperojë plagët e humbjes së thellë me Bayenrin me rezultatin e thellë. Aq më etpër që tani gjermanët kanë marrë edhe Guardiolën, i cili i njeh mjaft mirë katalanasit.

‘Tata’ do të ketë shumë punë në Barcelonës, aq më tepër me vendosjen në fushë të Neymar dhe Messit dhe prioriteteve që do u japë dy prej futbollistëve më të mirë në botë për momentin. Tani pritet që të shikohet nëse Barcelona do ta kalojë me sukses këtë periudhë tranzicioni, e cila ka qenë negative nga largimi i Guardiolës, pavarësisht faktit se arriti të fitonte La Ligan, pasi humbja e thellë në Champions vendosi shumë gjëra në diskutim mbi këtë plejadë.