Martirët e lirisë sipas Lin Delija
Radovani: I solli të “gjallë” përmes pikturës

Martirët e lirisë sipas Lin Delija<br />Radovani: I solli të “gjallë” përmes pikturës
Ekspozita “Lin Delija mes Sakrales dhe Profanes” e çelur në Galerinë kombëtare të Arteve është soditur me kërshëri nga shumë vizitorë që kanë shijuar pikturat e mbledhura nga koleksionistë të ndryshëm. Shenjtorët e diktaturës (martirët e lirisë), zanafilla e një artisti në shtegëtimin drejt të vërtetës, e bukura që shëlbon dhe në qendër të gjithë temave dhe mesazheve për jetën që Lin Delija ka dhënë nëpërmjet pikturave të tij është shqiptarizmi.

Kjo ekspozitë, ku paraqet dhe pamjet e martirëve të ekzekutuar në artin e Lin Delisë të përfytyruar si thas të varur, u çel në kohën kur Papa Françesku II vizitoi Shqipërinë.

lin delija

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit z.Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit njëkohësisht kuratori i ekpozitës së Lin Delisë, Gjon Radovani u shpreh se tek ky artist i madh reflektohet shpresa dhe se me anë të pikturave të tij jepen mesazhe shumë të bukura për martirët e diktaturës. “Lin Delija mendon se shpirti nuk mund të vritet. Ai është i bindur që një njeriu mund t`i marrin trupin por jo qenien e tij dhe qenia qëndron në shpirtin e tij”, u shpreh gjatë intervistës Radovani.

radovani

Ekspozita është e ndarë në tre salla të ndryshme. Në sallën e parë janë paraqitur pikturat e Lin Delisë me gjithë filozofinë e jetës së tij, përveç pikturave kjo jepet edhe me anën e dy dokumentarëve.

Në sallën tjetër të Galerisë Kombëtare të Arteve Gjon Radovani duke na udhëhequr në pikturat e Lin Delisë na shpjegon të gjithë esencën e jetës artistike si dhe udhëkryqin e tij mes të qenit një prift dhe një artist pra mes sakrales dhe profanes. “Tentativa e Lind Delisë ka qenë për t`u bërë prift edhe pse ai kurrë nuk u bë. Ai ka patur një kulturë françeskane”, u shpreh Radovani.

Në sallën e tretë paraqiten pikturat e Linit ku pjesa më e madhe janë piktura për martirët. Kjo sallë sjell sakralen, pjesë e jetës së Lin Delisë.

Veprat e ekspozuara janë pjesë e koleksioneve të Provincës Françeskane Shqiptare në Shkodër, të Shoqatës Art Union Albania në Tiranë, të koleksioneve private dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

lin delija

Lin Delija ka qenë edhe në një udhëkryq tjetër mes atdheut dhe vendit ku jetoi dhe vdiq Atrodoko, Romë. Në Antrodoko ai ka lënë gjurmët e tij si një artist i madh ku dhe dha leksionet e tij. Ka rrugë me emrin e Lin Delisë, ka harqe me emrin e tij. Në Atrodoko është habitati i dytë që Lin Delija ka gjetur pas atdheut të tij.

Lin Delija iku nga Shqipëria në 1958 në kërkim të lirisë, paqes njerëzore dhe shpirtërore. Lin Delija u lind në Shkodër. Ai u rrit dhe u edukua në shkollën e Fretënve Françeskanë, ku edhe mori hov së pari talenti i tij artistik.

lin delija

Piktori Lin Delija mbylli sytë më 9 prill 1994 në Romë në moshën 68 vjeçare. Sot veprat e tij ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeumin «Lin Delija» në Antrodoko, në Muzeumin Qytetës të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Brescia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeumin e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangenit në Gjermani, në Nju Jork etj.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital