Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
132/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
29.3%
-
Jo
58.6%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita shkakton tensione në këshillin bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49
-
Rama parashikoi mandate sa në '97 për PD, Alimehmeti: E dëgjova me shqetësim, nuk e tha kot! Politika flet me simbolika
8 Tetor, 22:46
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42
-
Largohet nga drejtimi i IdentiTek Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë! Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen
8 Tetor, 22:32
-
Ardit Rada: Skenari 'LSI 2008', karta e fundit! PD drejt ngujimit dhe grevës në Parlament?
8 Tetor, 22:30
-
Kosovë/ Prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit, 2 të dyshuar për korrupsion dhe fshehje pasurie! Sekuestrohen kompjutera dhe dosje
8 Tetor, 22:21
-
DOSJA K- Pjetër Delia / Një rebel në kampin e internimit të Savrës
8 Tetor, 22:17
-
Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen
8 Tetor, 22:09
-
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'
8 Tetor, 21:57
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
8 Tetor, 21:50
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18