Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
150/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.6%
-
Jo
75.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media palestineze: 20 të vdekur në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gaza, strehoheshin të zhvendosurit
10 Tetor, 16:14
-
Xhamia e Namazgjasë plot me besimtarë, presin Erdogan për ceremoninë e hapjes (VIDEO)
10 Tetor, 16:07
-
Uragani Milton dëme masive në Florida, 3 milionë banorë pa energji elektrike
10 Tetor, 16:01
-
Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri
10 Tetor, 16:00
-
Presidenca zbardh takimin kokë më kokë mes Begajt e Erdogan: Të angazhuar edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme, forcim i marrëdhënieve në 8 fusha!
10 Tetor, 15:59
-
Ka zhgënjim në grup, Deschamps zgjedh kapitenin e ri të Francës
10 Tetor, 15:56
-
Dosja 'Plumbi i Artë'/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 3 të pandehur! Për të tjerët kërkesa rrëzohet
10 Tetor, 15:47
-
E telefonon vetë trajneri i Serie A, Mario Balotelli pranë rikthimit në Itali
10 Tetor, 15:44
-
‘Pritëm 3 dekada’, shikoni pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë! Përlotet Myftiu i Tiranës
10 Tetor, 15:39
-
Libani Jugor/ Izraeli bombardon pozicionet e paqeruajtësve të UNIFIL, plagosën 2 ushtarë indonezianë, dëmtohet dhe baza italiane
10 Tetor, 15:33
-
Deklarata e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan (E PLOTE)
10 Tetor, 15:26
-
Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur
10 Tetor, 15:25