Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
171/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
58.1%
-
Pas 2030
31.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Palenstinezët: 30 të vrarë në kampet e refugjatëve nga sulmet izraelite! OKB denoncon: Prej 10 ditësh nuk hyn asnjë ndihmë ushqimore në Gaza
12 Tetor, 10:04
-
Krisje në Kombëtare? Sylvinho tha se ishte i dëmtuar, Keidi Bare luan 60 minuta në fitoren e Zaragozës
12 Tetor, 10:02
-
Shqiptari i CIA-s, loja me shërbimet sekrete. Kush ishte THROWOFF 3? Esencë-Report Tv
12 Tetor, 09:45
-
Liga e Kombeve/ Gjermania tri pikë në Bosnjë, Holanda barazon në Budapest! Fitojnë Turqia dhe Ukraina
12 Tetor, 09:35
-
Aksident i rëndë në Itali/ Vdes një shqiptar, 3 plagosen! Makina del nga rruga dhe përplaset me murin
12 Tetor, 09:30
-
'Pista e Formula 1 në Elbasan' Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin
12 Tetor, 09:20
-
Ekskluzive/ VOA: Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet
12 Tetor, 09:07
-
Qeveria mbledh sërish kryebashkiakët, në fokus strategjia për turizmin
12 Tetor, 09:00
-
Nedim Bajrami: Çekia s'bëri asgjë më shumë se ne! Laçi: Goli i dytë na 'fiku dritat'
12 Tetor, 08:57
-
'Dy protesta ka pasur Shqipëria, të tjerat shfaqje politike për pushtet!' Rama: Në Administratë kemi ende nga ata për të qarë hallin por ka dhe për tu ndjerë krenarë
12 Tetor, 08:45
-
'S'jemi kombëtare shkel e shko', Mirlind Daku për flamujt provokues: I thashë arbitrit, jemi shtet i vogël
12 Tetor, 08:38
-
'Djathtas' Antiberishistët me parti të re, sot prezantimi
12 Tetor, 08:24