Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
233/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesëmarrësit e veçantë të Maratonës së Tiranës
20 Tetor, 09:45
-
Brizida Gjikondi: Ku po shkon e dashur Jorida?!
20 Tetor, 09:42
-
Moti i keq ‘paralizon’ Italinë, një 20-vjeçar humb jetën në Bolonja! Në alarm pothuasje të gjitha rajonet (VIDEO)
20 Tetor, 09:12
-
Media franceze: Shqipëria, destinacioni turistik më trendi i momentit
20 Tetor, 08:51
-
Masakrat tronditëse të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve/ Shkrimi i panjohur i Leon Trotsky-t: E para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli i kufomave me koka të thyera
20 Tetor, 08:34
-
Nis Maratona e Tiranës, rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës! Garohet në 4 kategori (VIDEO + FOTO)
20 Tetor, 08:07
-
Lufta/ Arrestohet i riu nga Libani në Berlin, po planifikonte sulm terrorist ndaj ambasadës së Izraelit! Ushtria izraelite sulme në Bejrut dhe Gaza
20 Tetor, 07:56
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
VIDEOLAJM/ Rrugët si lumenj nga përmbytjet në Catania, momenti kur një grua shpëton motoristin që po tërhiqej zvarrë nga rryma
20 Tetor, 07:37
-
Ditë me vranësira...parashikimi i motit për sot
20 Tetor, 07:13
-
Duhet të keni kujdes me financat...çfarë thonë yjet për ju sot
20 Tetor, 07:06
-
Sot maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
20 Tetor, 06:57