Menaxheri i futbollit Carlo Ancelotti, për skuadrën e Real Madridit është martuar me të fejuarën e tij Mariann Barrena.

Ata e kanë organizuar ceremoninë e dasmës në Vancouver të Kanadasë pasi Miriann ka lindur aty por prindërit i ka me origjinë Spanjolle.

Ai ishte i martuar për 25 vite me Luisa Gibellini me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

carlo ancelotti

“Në ditën e tij të lumturisë”, siç e ka quajtur Ancelotti ka marrë një dhuratë të veçantë nga Lorenzio Quinn, djali i Anthonyt dhe bëhet fjalë për një pikturë ku janë shtypur  gjurmët dixhitale të gishtërinjve të çiftit të ri.

Ndërkohë, në dasëm ka munguar presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez.
Redaksia Online
(g.m/shqiparja.com)