Kurorëzon martesën këngëtarja e famshme, stilistja plot 640 orë për fustanin madhështor

Kurorëzon martesën këngëtarja e famshme, stilistja plot 640 orë për fustanin madhështor

Foto nga martesa e Ellie Goulding

Këngëtarja e famshme britanike Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan në fundjavë dashurinë e tyre në Katedralen York Minster, Angli.

Artistja zgjodhi një fustan tradicional të Chloe, dizenjuar nga Natacha Ramsay-Lévi, të cilës iu dëshën plot 640 orë që ta bënte. Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley. Në ceremoninë martesore ishin të pranishme edhe anëtare të familjes mbretërore britanike, princeshat Eugenie dhe Beatrice.

Sipas "Metro News", Princi Harry dhe Meghan Markle nuk ishin pjesëmarrës, pavarësisht spekulimeve se çifti mbretëror mund të ishte i ftuar. Ellie dhe Caspar janë bashkë që nga viti 2017 dhe shpallën fejesën dy vite më parë.

Foto nga dasma

22/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç