Martohet këngëtarja Tuna? Fustani i
nusërisë që ka zgjedhur do t’ju habisë

Martohet këngëtarja Tuna? Fustani i<br />nusërisë që ka zgjedhur do t’ju habisë
Këngëtarja Tuna sot i jep fund beqarisë.

Lajmin e ka dhënë stilistja Vjollca Llapashtica nëpërmjet në një foto në rrjetin social snapchat. Në foto duket këngëtarja e veshur me fustanin e bardhë.

Siç duket këngëtarja ka zgjdhur një fustan nusërie të shkurtër dhe jo atë klasikun siç preferojnë të gjitha vajzat e reja.

Tuna dhe Patrisi, vëllai i muzicientit dhe këngëtarit, Robert Berishës janë në pritje të një fëmije dhe mesa duket kanë zgjedhur të shkjojnë drejt një hapi më të rëndësishëm, drejt martesës. 

Tuna pavarësisht se është një këngëtare që jeta e saj artistike ka ecur shumë mirë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhëniet e saj në çift.
Ajo ka pasur një lidhje me disa nga personazhet e botës së artit.

Ndër personat që kanë pasur fatin të kenë një femër si Altuna Sejtdiu ka qenë Merdi Asllani, vëllai i këngëtarit Bertan Asllani. Por marrëdhënia nuk shkoi siç duhej dhe çifti u nda shumë shpejt.

Pas ndarjes me Merdi Asllani, Tuna gjeti “ngushëllim” në krahët e një këngëtari shumë të famshëm Ledri Vula. Por as ky nuk do të ishte partenri ideal për Tunën. Pas disa kohësh këngëtarja lidhi kurorë me djalin e ish- ambasadorit të Maqedonisë në BE, Rilind Ndrekasi.

Martesa e tyre do të ishte më e shkurtra në historinë e Showbizit shqiptar. Ndërkohë edhe me Cozman u duk sikur gjithçka po shkonte mire por çifti u nda pas një periudhe pothuajse disa vjeçare.

Tashmë këngëtarja  po përjeton një tjetër martesë kësaj radhe me vëllarin e këngëtarit Rober Berisha, Patrin të cilët presin edhe një fëmijë së bashku.   


tuna
(Tuna me fustanin e bardhë)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron