Martohet për herë të 9-të
68-vjeçari rekord në Britani

Martohet për herë të 9-të<br />68-vjeçari rekord në Britani
LONDER-Një i moshuar në Britani është duke i habitur të gjithë me vendimet që vazhdon të marrë për jetën e tij. Ron Sheppard, 68-të vjec, po përgatitet të lidhë kollaren e dhëndrit për herë të nëntë në një kohë ku sapo është divorcuar nga gruaja e tij e tetë.

I moshuari i propozoi nuses së tij të re filipineze vetëm 26 vjece, në dhjetor të vitit të kaluar teksa po kalonte festat e fundvitit në ishujt filipine. Cristel Marquez Lalez e cila punon si operatore në një ‘call center’ është gjithashtu e divorcuar dhe pas një periudhe 1-vjeçare njohje ka pranuar të jetë në krahët e Shepperd si nusja e tij më e re.

Duket se tashmë kembanat e dasmës po bien sërisht edhe për 26 vjeçaren, nënën e një fëmije 7 vjeçar. Arsyeja e cila ka mbajtur çiftin larg për një kohë kaq të gjatë është se 68-vjeçari vijon të jetë ligjërisht i martuar për shkak të problemeve në procesin e divorcit.

“Nuk po gaboj, Cristel do të jetë nusja ime e përjetshme. Kjo është dashuri e vërtetë por edhe e fundit, ju premtoj”- ishin disa nga fjalët e tij për DailyMail.

Pensionisti i cili ishte vetëm 19-vjeç kur u martua për herë të parë ka qënë për një kohë të gjatë i pafat në dashuri por beson se zonja Lalec është e vërteta.

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?