Marubi, 40 filma nga bota në 
festivalin e filmit për të drejtat e njeriut

Marubi, 40 filma nga bota në <br />festivalin e filmit për të drejtat e njeriut
Vazhdon këto ditë në Akademinë Marubi shfaqja e filmave për festivalin e të drejtave të njeriut. Ted Orlin është nga themeluesit e këtij manifestimi, aktivist karriere për të drejtat e njeriut në Shqipëri qysh në vitet e para të demokracisë në Shqipëri kujton.

“Kur unë dhe Kujtim Çashku pyetëm njëri-tjetrin se në ç’mënyrë mund të përcillet kuptimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përgjigja ishte nëpërmjet artit.” Shprehur në një formë tjetër, por e të njëjtës mendje ka qenë edhe ministrja e Arsimit, L.Nikolla, e cila ndodhej në çeljen e festivalit.

Këto ditë festivali ka krijuar traditën e projeksioneve dhe debatit me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, në prani të autorëve dhe ekspertëve të të drejtave të njeriut. Në edicionin e nëntë të festivalit me slogan “Mos hesht!”, shfaqen 40 filma artistikë dhe dokumentarë të zgjedhura nga 450 prodhime nga bota. 


Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital