Mary Poppins kthehet në shtëpinë
ku ishte dado dhe në ekranet tona

Mary Poppins kthehet në shtëpinë<br />ku ishte dado dhe në ekranet tona<br>
Mary Poppins rikthehet në ekranet tona, këtë herë më magjepsëse se kurrë! Dadoja e dashur, e luajtur këtë herë nga Emily Blunt, kthehet në shtëpinë ku shërbente 20 vite pas vizitës së saj të fundit. Situata në atë shtëpi ka marrë tjetër rrjedhë, por Mary Poppins vendos sërish dorën e saj magjike për t’u dhënë ngjarjeve një kthesë të çuditshme.

Pesëdhjetë e katër vjet pas krijimit të filmit klasik të Robert Stevenson, Disney ka njoftuar se gjatë këtij viti do të vijë një përshtatje e re për Mary Poppins, bazuar si edhe në rastin e parë, në romanin e Pamela L. Travers.

"Bëhuni gati për një version magjepsës, pasi rolin e dados së dashur e merr Emily Blunt", shkruan Vogue.fr.

Në vitin 1964 u shfaq për herë të parë filmin Mary Poppins, me regji nga Robert Stevenson dhe i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Pamela L. Travers. Filmi origjinal përzien veprime të gjalla dhe animacione për të treguar historinë e një dadoje me fuqi magjike, të luajtur nga Julie Andrews, e cila arrin një ditë të vitit 1910 në shtëpinë luksoze të familjes Banks, në Londër. Ajo vendos që t’u mësojë sjellje të mira dy fëmijëve, Jane dhe Michael, duke i mirëpritur ata në botën e saj magjike të pinguinëve dhe të fisnikëve të gjuetisë së dhelprave, me ndihmën e Bertit.
poppins

Çfarë mund të presësh nga rikthimi i Mary Poppins?

Drejtuar nga Rob Marshall, Mary Poppins do të kthehet në familjen Banks në vitet 1930, 20 vjet pas vizitës së saj të parë. Të dy fëmijët tani janë rritur. Mikaeli, tani baba i tre fëmijëve, ndjek një tragjedi personale. Dadoja e pazakontë bën gjithçka që të mund ta bëjë atë të buzëqeshë, pasi vetëm ajo  di se si. Pas kthimit të Mary Poppings, familja që jeton në 17 Cherry Tree Lane, nuk do të jetë më kurrë e njëjtë.

Disney ka zgjedhur aktoren britaniko-amerikane Emily Blunt (The Devil Wears Prada, Sicario, Girl on the Train) për të luajtur rolin e dados së famshme. Aktorja e re ka një bukuri dhe elegancë që e bëjnë atë pasuese të denjë të legjendës Julie Andrews. Ben Whishaw (Parfum, Skyfall, The Danish Girl) do të luajë Michael Banks, Emily Mortimer, motrën e tij Jane dhe Lin-Manuel Miranda rolin e Jack. Veteranët e kinemasë Colin Firth dhe Meryl Streep gjithashtu do të bëjnë një paraqitje, duke marrë rolin e kushërinjve të çuditshëm të Mary Poppins, Topsy Turvy.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi