TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve, për studimet profesionale dhe për programet e studimit të ciklit të dytë. Edhe këtë vit pranimi i studentëve në universitete do të bëhet sipas parimit të meritë-preferencës, dhe brenda datës 16 shtator AKP duhet të dorëzojë në ministrinë e Arsimit listat paraprake të fituesve. Këto lista me fituesit në universitete do të shpallen në faqen e MAS dhe AKP.
Ndërkaq, brenda datës 16 shtator rektoratet dhe dekanatet do të shpallin në mjediset e fakulteteve përkatëse listat paraprake të fituesve, datat dhe oraret e veprimeve te regjistrimit online nga sekretaritë mësimore, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve plotësuese, si dhe njoftime të tjera të nevojshme.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF-Udhezim