TIRANE- Ministria e Arsimit ka nisur një kontroll në të gjitha shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të vendit për të monitoruar mënyrën se si këto institucione kanë administruar lekët që mbledhin nga prindërit.
Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit kontrolli që ka nisur 10 ditë më parë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin ka zbuluar se në mjaft prej shkolave është abuzuar me këtë fond.
“Ne kemi hartuar edhe një raport të detajuar me shkeljet e gjetura në çdo shkollë dhe shkeljet nuk janë të pakta. Ky raport i është dërguar çdo drejtuesi shkolle me vërejtjet përkatëse, dhe ka raste kur për ta është marrë edhe masa e paralajmërimit për pushim nga puna, por deri më tani nuk ka asnjë largim nga puna, pasi presim argumenetet e tyre. Javës që vjen ne do të bëjmë public të gjithë raportin e detajuar dhe masat që do të merren për çdo rast ku është gjetur shkelja”, na shpjegojnë burime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com