MAS: Kush nuk regjistrohet në 
 fazën e dytë hiqet nga lista

MAS: Kush nuk regjistrohet në <br /> fazën e dytë hiqet nga lista
TIRANE- Kandidatët fitues në universitet që nuk regjistrohen deri në datën 19 shtator do të hiqen nga lista dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimit. Në një njoftim MAS thotë se duhet të dorëzohen 3 dokumente për të përfunduar regjistrimin.

“Kujtojmë të gjithë fituesit për Raundin 1, se faza  e dytë, data 19 Shtator 2015 është afati i fundit për regjistrimin përfundimtar me formularin A2 pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Risjellim në vëmendjen dokumentacionin që duhet të dorëzoni pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, që të rezultoni të regjistruar përfundimisht në programin e studimit ku jeni shpallur fitues: Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar).

2 fotografi personale. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Por udhëzimi i Ministrisë u jep mundësi atyre kandidatëve që nuk regjistrohen të aplikojnë në raundin e dytë, me formularin A3.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve