Ministria e Arsimit dhe e Sportit publikon udhëzimin për të plotësuar formularin A3 për të gjithë maturantët e Maturës Shtetërore 2013. Formulari A3 është shansi i fundit për të gjithë ata që duan të studiojnë në shkollë të lartë. Janë rreth 5 mijë kuota që kanë mbetur bosh.
Kandidatët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin në datat 4-6 nëntor dhe fituesit do të shpallen më 12 nëntor.
Kanë të drejtë të konkurojnë maturantët apo kandidatët që nuk kanë konkuruar më parë në formulairn A2. Në këtë kategori përfshihen kandidatët që kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesionin e parë, por nuk kanë plotësuar formularin A1, maturantët që kanë rezultuar kalues në provimet e maturës sesionin e vjeshtës si dhe ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare.
/Shqiptarja.com