Ministria e arsimit ka nisur mbrëmjen e sotme një njoftim për t5ë gjithë nxënësit e shkollave duke i lajmëruar ata se ditën e nesërme pavarësisht protestës së opozitës, mësimi do të vijojë normalisht. Reagimi i ministrisë ka ardhur pas disa njoftimeve në rrjetet sociale të cilat shkruanin se nesër për shkak të protestës së opozitës do të ndërpritej mësimi.
“Nisur nga disa lajme në media ku thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër për pezullimin e mësimit nesër, në shkollat publike e jopublike, për shkak të sigurisë së nxënësve, ju bëjmë me dije se MAS përgënjeshtron këtë informacion.
Nga ana e MAS nuk ka asnjë urdhër të tillë. Mësimi ditën e nesërme do të zhvillohet normalisht.
Të tilla informacione kanë për qëllim dezinformimin e nxënësve dhe publikut me qëllim dashakeq,” – thuhet në njoftimin e MAS.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com