TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi masën e arrestit për Babalen.
Në statusin e tij, Basha shkruan se kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është naiv dhe se me aktin e sotëm kryeministri i vendit i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.
Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.
![]()
Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.
Lulzim Basha, kreu i PD-së
Lajmi kryesor:
Audio-përgjimi montazh: Burg Babales dhe kunatit që luante rolin e Agron Xhafajt, detyrim paraqitje Jetmir Olldashit
/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)