Audio-përgjimi montazh: Burg Babales dhe kunatit që luante rolin e Agron Xhafajt, detyrim paraqitje Jetmir Olldashit

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon "arrest me burg" për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge. Video-përgjimi dhe intervista e Babales u realizua nga gazetari Jetmir Olldashi dhe u publikua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Report Tv mëson se e njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste bën zërin e Agron Xhafajt (në rol) në përgjigjet që i jep Babales. Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X. Ata të tre akuzohen për kallëzim të rremë. Kujtojmë se mbi Albert Veliun rëndon edhe akuza e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Vendimi për arrestimin e Babales pritet t’i dërgohet autoriteteve kosovare për ekzekutim, atje ku Albert Veliu ka kërkuar azil politik që pas publikimit të audio-përgjimit me arsyetimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Report Tv mëson gjithashtu detaje nga përgjigjja e ekspertizës së cilës iu nënshtrua videopërgjimi ku thuhej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj fliste me një ish-trafikant, Albert Veliun. Sipas ekspertizës, audiopërgjimi ku shfaqet Albert Veliu është i montuar.

“Zëri në audio-përgjim është shumë i dobët. Është e pamundur të identifikohen zërat”,- thuhet në ekspertizën angleze.

Kërkesa e Krimeve të Rënda gjeti miratimin e gjykatës, ndërsa gjyqtarja që hodhi firmën mbi urdhrin e arrestimit të Babales e kunatit të tij është Liljana Baku. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se pavarësisht se publikoi audio-përgjimin, nuk ka asnjë masë për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Prokuroria: Të tre personazhet e akuzuar u përgjuan
Ekspertiza ardhur nga Anglia nuk është e vetmja provë në duart e prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij. Burime të Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria i ka mbajtur në përgjim për një periudhë të caktuar kohe.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal. Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Masa e arrestit për 'Babalen', Rama kërkon koka të tjera

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi masën e arrestit për Babalen.

Në statusin e tij, Rama shkruan se uron se arrestimi i aktorëve të 'Babale 1' do të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë dhe se pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, ka aktorë të tjerë që duhet të paguajnë deri në fund.

Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund

Edi Rama, kryeministër

Ora 15:08
Masa e arrestit për 'Babalen', reagon Basha: Kush priste diçka tjetër, është naiv

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi masën e arrestit për Babalen.

Në statusin e tij, Basha shkruan se kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është naiv dhe se me aktin e sotëm kryeministri i vendit i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.

Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushatlliu: 07/10/2018 12:28

    Jam dakord i pari je burg duhet te shkoje skenaristi si dhe regjisori i “Balale 1”. Kurse dhe aktorin kryesor silleni nga Kosova dhe bejani gjyqin me dyer te hapura qe populli te kuptojne se ku shkon nqs mashtron. Kemi 28 qe degjojme vetem genjeshtra nga te gjitha krahet. Kush shpif shkon ne BURG wofte popull qofte politikan, bisnesmen apo dhe prokuro a gjyqtar. Se pastaj do pyesim: PO GJYKATESI DHE POLITIKANI E THETRI E TJETRI A JANE POPULL?

    Përgjigju
  • Babalja: 06/10/2018 19:15

    Çudi qe nuk po komenton shqupi(fredi)?

    Përgjigju
  • Martin: 06/10/2018 16:17

    Ky mendon se jemi ne kohen e tij ku dilje e llapje e shpifje pa pasoja fare. Ndaj nuk e do reformen basha qe te vazhdoj ti fshihet gjykates me raporte

    Përgjigju
  • enisa: 06/10/2018 16:17

    Ky po na del e po na mbron babale skafistin kundra prokurorise dhe sot na thot qe ra shteti ligjor. Shteti ligjor e ke rrezuar ti o Basha.

    Përgjigju
  • Enis: 06/10/2018 16:16

    Nje pyetje kam per Bashen une meqense eshte edhe jurist. A e di cfare pasojash ka kallzimi i reme o shok?

    Përgjigju
  • Semo: 06/10/2018 16:15

    Kam 15 vjet jurist, mund te them me plot goje qe ky eshte veprimi i duhur i nje.prokurorie te pavarur.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 06/10/2018 15:40

    O lul kriminel hajdut shal ngjit ti je një njeri shum i ulët një njeri ordiner me qu shum të ulët ti mendon se të gjith Shqiptarët kan nivelin tënd o 7×7 =42. Po Shqiptarët njifen historikisht si popull inteligjent dhe e kupton shum mir se kush je ti prandaj mos u lodh o derzi për të manipuluar opinonin publik Shqiptar se ske shanc.

    Përgjigju
  • [email protected]: 06/10/2018 15:34

    Naiv thote ky qe i dhimbte barku kur ishte ne proces gjyqsor dhe merrte raporte.Agron Xhafaj mund të jetë vërtet banditë po të paktën nuk është si ty hajdut taksash dhe gënjeshtar ordiner.

    Përgjigju
  • redi: 06/10/2018 15:06

    Arrestimi i babales eshte vetem fillimi i denimit te mashtrimit , por po nuk u denuan skenaristet Salianji , Alibeja dhe Bardhi efekti ne opinionin publik eshte zero . Politika duhet te mesohet te deklaroj me prova dhe jo mashtrime , se ky popull ka 28 vjet qe degjon vetem lufte politike me genjeshtra

    Përgjigju
  • Mami Fredi Dobiçit në Valle me Loshin: 06/10/2018 14:53

    Hhahahahahahahahaha! (PA)DREJTËSI e KRIMINALIZUAR !!! Arrest me BURG për BABALEN që është thjeshtë një Aktor, kurse për REGJIZORËT dhe PRODUKTORËT që Rekrutuan BABALE ZIUN , vetëm detyrim paraqitje ! SALIANJ BANDITI dhe SHPIFËSI Profesionist duhet të ishte i pari në BURG , JO Babalja !!!???!! Në DJALL dhe FERR vafshin këto Gjykata dhe Prokurorë të KORRUPTUAR .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'