KORÇË - Për shkak se daja i së dashurës ja kishte zbuluar lidhjen e dashurisë, një 39-vjeçar bën masakër në Korçë, duke vrarë 4 persona.
Ngjarja makabre, me bilanc 4 viktima, e mpleksur me lidhjet jashtëmartesore, ndodhi mbrëmjen e djeshme (7 janar 2014) rreth orës 20:00 në fshatin Gjonomadh të Korçës.
Sipas policisë 39-vjeçari Bashkim Latollari vrau bashkëfshatarët e tij, fillimisht Beliman dhe Daniela Meçollarin dhe më pas dajën e Belimanit, Rexhepin dhe nusen e tij Valentina Metellarin.
Çifti Meçollari u masakruan në sy të fëmijëve 4 dhe 6 vjeç, por ishin në gjumë në çastin kur u qëlluan.
PARA SE TE KRYENTE MASAKREN KISHTE PIRE
Nga hetimet paraprake mësohet se autori i ngjarjes dyshohet të ketë pasur lidhje intime me Daniela Meçollarin. Policia dyshon se 39-vjeçari Latollari para vrasjes ka qenë duke pirë në një lokal të fshatit. Më pas i dehur ka shkuar në banesën e çiftit, Meçollari, dhe ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit. Më pas Bashkim Latollari ka shkuar në banesën e dajës së Rexhepit e cila ndodhej në skajin tjetër të fshatit dhe ka ekzektuar dhe çiftin e të moshuarve.
VRASJA, PASI KISHIN ZBULUAR LIDHJEN JASHTEMARTESORE
Mësohet se çifti Metellari kishte zbuluar lidhjen jashtëmartesore të autorit me Daniela Meçollarin dhe u kishte kërkuar ta ndërprisnin.
Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjet i vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh ku banonin, nga kalimtarë të rastit. Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre.
Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia bën me dije se vëllai i autorit ka vrarë një efektiv policie në vitin 1997.
LATOLLARI NJIHEJ SI PERSON I RREZIKSHEM
Bashkim Latollari njihej si person me rrezikshmëri shoqërore në fshatin e tij Gjonomadh. Disa herë ai kishte krijuar probleme atje, si për lidhjen intime me Danielën, ashtu edhe për konsumimin e tepërt të alkoolit. Ndërkaq, ai ishte akuzuar nga bashkëfshatarët e tij edhe për disa grabitje të bagëtive që kishin ndodhur atje.
REXHEP DHE VALENTINA METELLARI KISHIN PAK KOHE QE KISHIN DALE NGA BURGU
Rexhep Metollari ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 25 vjet burg dhe doli prej tij në vitin 2011. Metellari ishte dënuar pasi kishte vrarë një kushëriri të tij për çështje pronësie. Ndërkohë që Valentina Metellari u dënua nga Gjykata e Korçës me 20 vjet burg si bashkëpunëtore në vrasje.
Pas krimit, gjashtë fëmijët e çiftit kaluan në shtëpinë e fëmijës.
SI U MESUA NGJARJA ORE PAS ORE PASDITEN E 7 JANARIT 2014
ORA 22: 30 POLICIA ZYRTARISHT NJOFTON PER MASAKREN
“Rreth orës 20:05 në fshatin Gjonomadh, të Komunës së Voskopojës, shtetasi Bashkim Haxhi Latollari 40 vjeç, banues në Gjonomadh, ka vrarë me armë zjarri shtetasit B.M. rreth 31 vjeç, dhe D.M rreth 30 vjeç (bashkëshortë), si dhe shtetasit R.M dhe V.M, (bashkëshortë), banorë të fshatit Gjonomadh.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të Komisariatit Korçë dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, të cilat në sajë të veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nga grupi hetimor aktualisht vazhdon puna për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj."- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Korçës.
ORA 22:00 - AUTORI KA TENTUAR TË DIVORCOJË TË DASHURËN E MARTUAR
Prokurori i rrethit Korçë, Alket Mersini, i cili ndodhet ne vendngjarje ka marre drejtimin e hetimit per vrasjen e katerfishte. Sipas tij, dyshimet paraprake jane per nje lidhje jashtemartesore të autorit me një prej viktimave. Autori i vrasjeve ka tentuar të divorcojë, Daniela Meçollarin, nënën e dy fëmijëve nga bashkeshorti, por pa ia arritur qellimit. Madje kishte hasur në rezistencën edhe të dajës se vajzes, te cilin e ka vrarë sot në mbrëmje bashkë me të shoqen pak minuta pasi kishte vrarë çiftin e ri.
ORA 21:35 - BASHKIM LATOLLARI, NJERI PROBLEMATIK NË FSHAT
Siç informon korrespondentja e "A1 Report: në Korçë, Ledjona Xheladinaj, duke iu referuar burimeve të policisë, Bashkim Latollari njihej si njeri problematik në fshat, pasi pinte alkool apo vidhte.
ORA 21:15 - GJENDEN DY KUFOMA TË TJERA, DAJA E BELIMAN MEÇOLLARIT DHE GRUAJA E TIJ, GJITHSEJ 4
Nuk kalojnë shumë minuta dhe policia gjen edhe dy viktima të tjera që kanë të njëntin autor: Bashkim Latollarin. Janë daja i Beliman Meçollarit me bashkëshortja e tij: Rexhep dhe Valentina Metellari.
ORA 21:00 - ÇIFTI MEÇOLLARI ËSHTË VRARË NË SY TË FËMIJËVE TË MITUR
Sic raporton Lediona Xheladinaj nga Korça, çifti i bashkëshortëve Meçollari është vrarë në shtëpinë e tyre në sytë e fëmijëve, e me pas kufomat e tyre janë hedhur në rrugë.
ORA 20:00 - GJENDEN TË VRARË NË ANË TË RRUGËS KUFOMAT E DY BASHKËSHORTËVE
Gjenden kufomat e dy bashkëshortëve në fshatin Gjonomadh, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë. Gjetja e kufomave është raportuar nga policia sot në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe ka qenë meritë e kalimtarëve të rastit.
Sipas policisë, kufomat iu përkasin bashkëshortëve Beliman dhe Daniela Meçollari, të cilët sipas policisë janë vrarë nga 34-vjeçari Bashkim Latollari, e më pas janë hedhur në anë të rrugës.
Pak më vonë pas lajmit të vrasjes dhe shpalljes në kërkim të autorit policia dha edhe lajmin e kapjes së Latollarit.
Sipas të dhënave vëllai i Bashkim Latollarit në vitin 1997 ka vrarë një polic. Policia ndërkohë gjendet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e vrasjeve.

(Foto: Autori i vrasjes Bashkim Latollari dhe banesa ku u vranë çifti Beliman dhe Daniela Meçollari)

(Foto: Banesa ku u vra Rexhep (daja i Belimanit) dhe Valentina Metellari)
Redaksia Online
(ac//mag/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto: Autori i vrasjes Bashkim Latollari dhe banesa ku u vranë çifti Belimon dhe Daniela Meçollari) - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/masakra-n--kor---latollari-i-vrava-se-donin-t--m--ndanin--194708.html#sthash.0ylYtbPg.dpuf