Militantët islamikë të grupit terrorist të quajtur ‘Boko Haram’ kanë ndërmarrë një sulm tjetër të përgjakshëm në qytetin Baga, në veri të Nigerisë si dhe kanë shfarosur 16 fshatra, ku dyshohet se kanë vrarë mbi 2000 mijë persona. Lajmi bëhet me dije nga rrjeti britanik BBC.
“Kufomat gjenden kudo nëpër rrugë, bëhet fjalë për rreth 2000 të vrarë”, shkruan BBC, duke cituar një zyrtar të ushtrisë. Qyteti i Baga është shkatërruar plotësisht, ndërsa shtëpitë janë djegur të gjitha, sipas BBC.

'Boko Haram' ka nisur një fushatë ushtarake për krijimin e një shteti islamik që prej vitit 2009-të dhe ka vënë nën kontroll shumë qytete dhe fshatra, sidomos gjatë këtij viti.
Gjatë konfliktit të shkaktuar nga ekstremistët islamikë mendohet se janë shëprngulur rreth 1,5 milion njerëz dhe më shumë se 2 mijë persona janë vrarë gjatë vitit të kaluar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com