KRUJE - Gjykata e Krujës ka dhënë masën “Burg pa afat” për tre pjesëtarët e familjes Kora, të cilët akuzohen për ekzekutimin e trefishtë të ndodhur të shtunën në Thumanë, ku mbetën të vrarë tre pjesëtarë të familjes Çeku.
Përpara trupit gjykues dolën Gurali Kora dhe dy djemtë e tij, Besnik dhe Daniel Kora, për të cilët gjyqtarja, Enkeleda Hoxha vendosi masën e sigurisë së kërkuar nga prokurori, Haxhi Giu.
“S’mbajmë mend asgjë nga ajo ngjarje pasi kemi qenë në gjendje të dehur" – kaq mësohet të kenë thënë dy djemtë e familjes Kora përpara trupit gjykues.

( Në foto, kryefamiljari Gurali Kora )

( Në foto Besnik Kora )

( Në foto Danjel Kora )
“Burg pa afat” u dha edhe për Shpëtim Nikollin, person i cili akuzohet se ka ndihmuar pjesëtarët e familjes Kora në ekzekutimin e pjesëtarëve të familjes Çeku. Ndërkohe pritet të jepet masa e sigurisë edhe për bashkëpunëtorët e tjerë.
Lidhur me këtë ngjarje ka mbetur ende në kërkim Pëllumb Kora, i cili ishte edhe personi që nisi konfliktin me Arben Çekun mesnatën e së premtes.Pas këtij konflikti, në qendër të fshatit kanë mbërritur të armatosur Pëllum Kora me dy vëllezërit Danjelin dhe Besnikun dhe babain e tyre Guraliun.
Këtë të fundit të pajisur me automatik dhe pistoletë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të, Arben Cekut, babait të tij, Fran Ceku, nipit të tyre Enea Ramës, duke i lënë të tre të vdekur. Ndërsa e plagosur mbeti Lucie Cekun nënën e Arbenit.
/Shqiptarja.com

VIDEO