30 vite nga masakra e 2 Prillit/ Basha: Kjo ditë i jep kuptim të veçantë lëvizjes tonë sot! Meta: 4 të rinjtë u vranë pabesisht, Shqipëria vuan ende fenomenin e partisë-shtet

Si sot 30 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Në lidhje me këtë 30-vjetor ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha shkruan se heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. 

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Shkodër, në ceremoninë përkujtimore, ku tha se ende 30 vite pas kësaj ngjarje të rëndë "Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe  fenomeni i partisë-shtet".

Ai i bëri thirrje popullit se është momenti "të nisemi të gjithë drejt 25 prillit", duke shtuar me bindje se Shkodra do të jetë në krye të këtij marshimi.

Katër viktimat e masakrës së 2 prillit: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
VIDEOLAJM/ Incidenti te monumenti i 4 martirëve në Shkodër, vëllai i një prej të vrarëve të 2 prillit heq kurorën me lule të Jozefina Topallit! E mbesa kandidon për Lëvizjen për Ndryshim

1617373141_1617372964Sequence0300000124Still026.jpg

Ceremonia e nderimit të 4 martirëve të Masakrës së 2 prillit në Shkodër është shoqëruar edhe me një incident.

Pas nderimit të bërë nga Topalli ka ndodhur një e papritur. Vëllai i një prej martirëve të 2 prillit Nazmi Kryeziut, Ahmet Kryeziu, ka hequr kurorat me lule të vendosura nga Lëvizja për Ndryshim tek monumenti i 2 Prillit.

Ai është xhaxhai i Adela Kryeziut e cila kandidon e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.

 

Ora 13:53
Masakra e 2 prillit, Meta takon familjarët e 4 Martirëve të Demokracisë: Do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit

Presidenti Ilir Meta është takuar me familjarët e 4 Martirëve të Demokracisë dhe me anëtarët e shoqatës patriotike "2 Prilli".

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ai shkrua, se së bashku kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së të drejtave të njeriut, kjo sipas tij është për shkak të keqqeverisjes.

“Si ish-student i Dhjetorit '90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.”, thekson Meta.

Presidenti shkruan se pas 25 prillit do të plotësohet amaneti i familjarëve të Dëshmorëve.

Në fund ai tha se gjaku i 4 Martirëve të Demokracisë, të rënë për lirinë e demokracinë nuk të bëhet ujë.

 

Ora 10:36
Masakra e 2 Prillit/ Meta nga Shkodra: Shqipëria vuan ende nga fenomeni i partisë-shtet! Momenti të nisemi të gjithë drejt 25 prillit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Shkodër, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për masakrën e 2 Prillit, ku tha se edhe pas 30 vitesh, Shqipëria vuan ende nga "fenomeni i partisë-shtet".

Meta tha se ende në Shqipëri mungon demokracia dhe zgjedhjet e lira, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve se "është momenti të nisemi të gjithë drejt 25 prillit".

"Sot bëhen tre dekada nga 2 prilli i vitit 1991, kur katër djem nga më të mirët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, u vranë pabesisht, pikërisht sepse ishin të vendosur në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira. Sot në Shkodër, jo vetëm nderojmë kujtimin e tyre të paharruar, por angazhohemi për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe për fjalën e mendimin e lirë, sepse Shqipëria ende vuan mungesën e tyre. Fatkeqësisht, Shqipëria ende vuan nga fenomeni i partisë-shtet dhe nga kapja e shtetit, që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit europian prej kaq vitesh. Ndaj është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për ta rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë, sepse në themel të Kushtetutës sonë qëndron pluralizmi politik, zgjedhjet e lira dhe vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari të kësaj Republike. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë si gjithmonë, sot akoma edhe më shumë, në krye të këtij marshimi, sepse ka qenë zemra dhe frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta të vendit.  Të bëjmë çdo gjë për suksesin e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që do ta ndërtojmë mbi sakrificat e martirëve të 2 prillit, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre, të cilët në emër të fjalës së lirë, të demokracisë, por edhe në emër të lirisë së besimit u martirizuan gjatë së shkuarës së errët totalitare", tha Meta.

 

Ora 10:04
Masakra e 2 Prillit në Shkodër, Topalli: Pas 3 dekadash, jemi larg ëndrrës së tyre (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot 30-vjetorin e Masakrës së 2 prillit, ku së bashku me kandidatët e saj, vendosën kurora me lule tek lapidari i Martirëve.

Në një prononcim për mediat, Topalli u shpreh se akoma sot pas 3 dekadash po jetohet një moment ku shpresa është larguar dhe ku nuk ka një qeveri dhe opozitë.

"Pas 3 dekadash jemi larg ëndrrës së tyre", tha Jozefina Topalli ndërsa shtoi se vendi sot ka nevojë më shume se kurrë për ndryshim dhe "këtë nuk e bën as Lulzim Basha, as Rama, as Meta , as Monika Kryemadhi".

Ora 09:00
Masakra e 2 prillit 1991 në Shkodër, Basha: Kjo ditë i jep kuptim të veçantë edhe lëvizjes tonë sot, lavdi martirëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 30-vjetorin e Masakrës së 2 prillit, kur në Shkodër u vranë 4 djem të rinj nga sistemi komunist.  

Basha shkruan se 'kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot'.

"Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë. Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t'ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.  Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.

Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.  30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit", shkruan Basha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 03/04/2021 07:20

    Njerez pa dinjitet jeni ,prit Ilir Meten se ai eshte burre per ju se eshte shok i atyre qe ju vrau.

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2021 23:48

    Per mendimin tim,kjo masaker mund te ishte evituar n.q.s. PD e asaj kohe te kishte pranuar rezultatet e zgjedhjeve.Ndoshta PD,nisur dhe nga deshira e popullit per ndryshim dhe nga perkrahja, qe po rritej per te cdo dite,kishte menduar se do te fitonte;ndoshta presioni i PPSH ishte akoma i madh,ndoshta perkrahesit e PPSH,ishin me te shumte se sa mendohej.Po te ishin pranuar rezultatet e zgjedhjeve te para,PD do te kishte qene pjese e kuvendit,megjithse jo si forca e pare.Tranzicioni do te kishte qene me i bute,pa kaosin,anarkine qe pasoi.Shqiperia do ishte shume me ndryshe dhe PD nuk do bente sic ben cdo here qe ka zgjedhje,duke u perpjekur t'i marre ne tavoline e ndonjehere dhe me veprime te dhunshme.Sa per Meten qe ankohet per gjendjen e demokracise dhe te drejtave te njeriut,ndoshta nuk ka ilustrim me te qarte se sa heqja e kurores se Topallit (a nuk eshte kjo nje shkelje e demokracise ?!)Me ben pershtypje si nuk ka asnje reagim nga Berisha !!

    Përgjigju
  • Miri: 02/04/2021 09:55

    Kujto edhe 21 janarit

    Përgjigju
  • Eri: 02/04/2021 09:08

    I vrau Sali Berisha Pjeter Arbnori dhe Ali Spahija.Po ne si popull budalla besojme akoma prrallat e Serbise qe na i servir me ane te PD.

    Përgjigju
    • Endri: 02/04/2021 18:33

      E sakte. Gjithe Shkodra e din mire e prap votojne kete parti qe ka qene dhe ngelet peng i SB

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars