Tejzgjatja në kohë e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët rrezikon ta transformojë periudhën e cila na ndan nga përfundimi i kësaj procedure të ndërlikuar, në epokën më të errët që ka përjetuar ndonjëherë Drejtësia shqiptare.
Ndërkohë që tanimë është e qartë se Komisioni për Vettingun po kalon në sitë pasuritë personale dhe familjare dhe po pret koka pa mëshirë, po aq evident është për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar fakti që, kur t’u vijë atyre radha, nuk do të shpëtojnë dot.
Kjo periudhë pritjeje, e cila sigurisht do të zgjatë shumë muaj dhe, ndoshta, disa vjet, po i kthen sallat e gjyqeve në një “no man’s land”, një tokë të askujt, ku ligjet dhe rregullat tani nëpërkëmben haptazi, pikërisht nga ana e atyre gjyqtarëve, të cilët janë të ndërgjegjshëm se nuk do të kenë një të ardhme profesionale.
Iluzioni i pandëshkueshmërisë, i cili deri tani kishte sugjeruar pak kujdes në shitjen dhe blerjen e vendimeve, aktualisht është kthyer në sigurinë e dëbimit nga magjistratura dhe kjo i shtyn këta të korruptuar, të padënuar deri tani, për të vjedhur deri sa të munden dhe sa më shumë që të munden. Është mbushja, tipike dhe e dëshpëruar, e xhepave të atyre, që e dinë mirë se nuk kanë të ardhme, por që vazhdojnë të kenë fuqi të plota.
Ky fenomen është një pasojë anësore, e paparashikuar nga ideuesit e reformës, të cilët duhej të kishin menduar për periudhën e Vettingut kundërmasa të përshtatshme për t’i vënë fre’ grykësisë së më të korruptuarve. Por çfarë duhet bërë tani, që kjo gosti e turpshme është në kulmin e saj në tryezat e Drejtësisë?
Një propozim që hodha pak muaj më parë, bëhet sërish shumë aktual: të rihapen afatet e ankimit në Apel për të gjitha vendimet e marra nga gjyqtarët e dënuar prej Vettingut. Në rast se është veprim i duhur që të gjykohen për herë të dytë çështjet e gjykuara shumë vjet më parë nga gjyqtarë të cilët kanë rezultuar me probleme në kontrollet e Komisionit të Verifikimit, t’i bësh edhe një herë proceset, për të cilat është marrë vendim gjatë këtyre muajve të anarkisë, kur Vettingu është në zhvillim e sipër, bëhet diçka e domosdoshme.
Një rrugë e dytë është ajo që, për çdo vendim negativ të Vettingut (ose për çdo rast kur një gjyqtar vendos të tërhiqet vullnetarisht), të nisë automatikisht një procedim disiplinor dhe një hetim nga ana e Prokurorisë: duke ditur se një vendim i shitur sot rrezikon të të çojë në burg nesër, ky mund të jetë ndoshta një kërcënim i mjaftueshëm për ta penguar këtë korrupsion që po zgjerohet. Në të kundërt, duke ditur se rrezikon të të përjashtojnë nga magjistratura për krimet e kryera, por nuk do të ketë asnjë hetim tjetër, kjo mund të çojë vetëm në nxitje për të vjedhur edhe më shumë, për të mbushur sa më shumë xhepat, për të mbijetuar sa më mirë në vitet kur pritet të mbetesh pa punë.
Një hipotezë e tretë, ekstreme, por sigurisht efikase, do të ishte të vendosej një moratorium për vendimet, të paktën në proceset civile: kjo do të thotë të bllokoheshin proceset në gjykim e sipër, të bllokoheshin paditë e reja dhe të rifillonte gjithshka pasi të mbaronte Vettingu. Shqipëria po mbijeton pa Gjykatë Kushtetuese që prej shumë muajsh, pikërisht si pasojë e reformës: një çmim ky, që duhet paguar përballë emergjencës së Drejtësisë. Të mbetesh edhe pa drejtësi civile për dy vjet, në fund të fundit mund të rezultojë si një kompromis i drejtë mes durimit në pritje të një vendimi të ndershëm dhe rrezikut që të shqyhesh nga ujqit.
Më mirë një Drejtësi e vonuar, sesa një Drejtësi e rreme.
Je shume i sakte bravo Carlo keto que shkruani ju jemi Duke i vuajtur me Keteb klike te felliqur keta Tani bejne si ne kohen e vjeter keta qe Jane per veting duhet te pezullohen nga cdo proces gjyqesor se po bejne poshtersi te padegjuara
PërgjigjuRespekte CARLO ! Ke 100% të drejtë që duhet të ndalojnë Proçeset Gjyqësore , sepse BANDITËT , KRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e PLEPAVE tê DURRËSIT po Punojnë si pêr Ditën e Fundit të Punës , sepse janë të VetDijshëm që i pret "FSHESA" e VETTINGUT . VETTINGU do ti Përpij këta KRIMINELË me Toga të ZEZA , por Dëmet do jenë të PaRiparueshme CARLO Vëllai ! Këtyre HAJDUTËVE duhet tju hidhen ÇELSAT në DET kur të ngelin në VETTING CARLO ! Duhet të shkojnë nê BURG nga 40 VJET e Lart dhe më e RËNDËSISHMJA se gjithçka është KONFISKIMI dhe SEKUHESTRIMI i gjithçkaje që këta BANDITËT e PLEPAVE disponojnë , mundësisht edhe "ÇORAPET" duhet tja u KONFISKOJË DREJTËSIA e RE që do ngrihet CARLO VËLLAI ! Vetëm kështu ka për tu bërë Shqipëria SHTET tamam ! Të FALENDEROJ pafund CARLO BOLLINO ! Je më i miri në Gazetari .
PërgjigjuNese kemi ORGANE DREJTESIE i besoj qe duhet te degjoj kete propozim nga i cili shum procese gjyqesore kane mbushur nje 10vjetcar dhe hallet e njerezve nuk jane zgjidhur. Ndihem mire qe kemi kaq gazetare te pergjegjshem dhe ven doren mbi plagen qe lendon sot cdo familje qe eshte ne nje proces gjyqesor.
PërgjigjuCarlo Bollino eshte jo vetem nje gazetar i shkelqyer por edhe nje njri i ndershem.E kam ndjekur dhe lexuar me vemendje dhe respekt.Ai e njeh aktualitetin shqiptar me mire se vete shqipetaret dhe propozimet qe ben nese vihen ne zbatim do te jene shume efikase per sistemin e drejtesise.Por a e di zoti Bollino ate fjalen:"ja the moj ja the,por kujt ja the..!!!!
PërgjigjuMos ndeshkimi i padrejtesise nga gjygjtare te korruptuar eshte rrezik social por dhe kombetar . Zoti Bolino permend propozimin e oare , qe vendimet e kesaj kategorue gjygjtaresh qe e kane te qarte , qe nuk do jene me phese e sustemi duhet te gjykihen ne spel ne menyre rajsative
PërgjigjuSi gjithmonë FANTASTIK Carlo Bollino ! Analizë e Shkëlqyer nga Babai i Gazetarisë së Ndershme ! RROFTË CARLO BOLLINO ! Njeri i RRALLË
PërgjigjuShume e drejte. Tani Gjygjtaret dhe Prokuroret dhe te gjithe njerezit e sistemit te drejtesise po i bien me top! Cdo vendim ityre shitet ,cmimi sioas rendesise . Mjafton Shiku te kryeje detyren dhe Vettingu mbaron per 1 Jave. po te doje i kap te gjithe me presh ne dore!