Filtri i Vettingut po godet si kërbaç dhjetëra gjykatës e prokurorë. Kokat e tyre po bien si fiq të kalbur nga pema e Drejtësisë, të asgjësuar në integritetin e tyre moral dhe profesional nga zbulimi i pasurive përrallore, të grumbulluara në vite anarkie dhe mungese të shtetit.
Disa prej tyre, jo vetëm që kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme të cilave sot nuk u justifikojnë dot origjinën, por edhe shoqëroheshin rregullisht me kriminelë: mbrëmjeve shkonin për darkë si mysafirë të bosave dhe në mëngjez hynin nëpër sallat e gjykatave për t’i gjykuar. Vettingu po nxjerr në pah lakuriq atë sëmundje kronike, e cila për 25 vjet po gërryente nga brenda trupin e Drejtësisë dhe që të gjithë e quanim në mënyrë të përgjithësuar “korrupsion”.
Tani “korrupsioni” fillon të ketë emra dhe mbiemra dhe të dokumentohet me fakte dhe këtu kemi të bëjmë me një ndryshim shumë të madh. Vettingu po tregon edhe se sëmundja, ndonëse shumë e përhapur, nuk i kishte infektuar të gjithë dhe kjo po u kthen nderin dhe dinjitetin atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sot rikonfirmohen në detyrat e tyre, pikërisht pse arbitrat e Vettingut po u çertifikojnë integritetin. Në kaosin e para-reformës, asnjë nuk arrinte të dallonte mes mollëve të mira dhe mollëve të prishura, ndërkohë që tani ky dallim, më në fund, mund të duket. Kështu po ndodh tek Drejtësia, kështu do të ndodhë në të ardhmen edhe në shoqëri.
Por, faktet që kanë dalë nga procesi i Vettingut bëjnë të lindë një dyshim i ri: Si duhet të konsiderohen vendimet e marra në vitet e kaosit nga gjyqtarët, të cilët tani rezultojnë të korruptuar? Sa fajtorë janë trajtuar si të pafajshëm dhe sa të pafajshëm janë dënuar si fajtorë? Si mund të konsiderohet i drejtë një vendim i dhënë nga një gjyqtar, i cili, më pas, ka dalë se ishte aq i korruptuar, saqë nuk mund të jetë më gjyqtar?
Megjithëse reforma e Drejtësisë nuk e parashikon këtë në mënyrë eksplicite, Parlamenti duhet të nxjerrë një ligj special, i cili të rihapë kushtet ligjore, në mënyrë që Prokuroria e shëruar, apo edhe qytetarë, të kenë mundësinë të kërkojnë një gjykim të ri për të gjithë ato raste, në të cilat një gjyqtar i hequr nga Vettingu për korrupsion ka patur rol përcaktues në dënimin apo mosdënimin e dikujt.
Vetëm në këtë mënyrë, bashkë me largimin e të korruptuarve, Shteti do të mund të pakësojë, të paktën, një pjesë të dëmeve, që vendimet e tyre të blera kanë shkaktuar në shoqëri.
Reforma e Drejtësisë është një hap i parë për të shkruar një kontratë të re besimi mes institucioneve dhe qytetarëve. Të dëmshpërblesh viktimat e korrupsionit duhet të jetë një klauzolë e pamohueshme e kësaj rilindjeje. Një nismë e tillë duhet të bëjë bashkë të gjithë politikanët e ndershëm, pasi, vetëm kush ka përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar mund të jetë kundër.
Komento
i nderuari zoti Bolino!Po kur KPK-ja konfirmon ne detyre kryehajdutin me 1 miliard leke te deklaruara,pa llogaritur ato qe mund te kete "te fshehura" si i behet??Dhe thote e thone se ka punuar 40 vjet,po shqiptaret e tjere cfare kane bere,kane fjetur gjume,nuk kane punuar 40 e 50 vjet?Ky eshte nje hajdut me cizme dhe gjynah qe megjithese nuk justifikon te pakten parate per shkollimin e djalit,parate e gruas etj etj,prape se prape konfirmohet ne detyre.Po pse prokuroret e gjyqtaret etjere qe nuk u konfirmuan per te tilla pasaktesi,lopa i ka bere? OMN-ja,sidomos kete kulish nuk duhet ta lejoje te qendroje me ne detyre,ashtu si dhe Dedjen!
PërgjigjuApeli i Carlo Bollinos eshte tejet i drejte dhe ne momentin e duhur. Ky duhet te jete nje hap legjislativ i domosdoshem per kompletimin dhe besueshmerine e Reformes ne Drejtesi.
PërgjigjuReformen ne drejtesi e ban veç Birisha.
PërgjigjuAmerika na e dha peshqesh Sali Berishen e promovonte ne çdo mitig habitesha asokohe se si kjo Amerike e donte ketë mostër, njësoj si me rastin e Bin Ladenit qe Amerika e promovoje dhe me vone e shpalli armikun me te madh te saj. Nuk është mire te tallesh me një popull qe te beson për 30 vite me radhë
PërgjigjuAmerika na e dha peshqesh Sali Berishen e promovonte ne çdo mitig habitesha asokohe se si kjo Amerike e donte ketë mostër, njësoj si me rastin e Bin Ladenit qe Amerika e promovoje dhe me vone e shpalli armikun me te madh te saj. Nuk është mire te tallesh me një popull qe te beson për 30 vite me radhë
PërgjigjuVetingu vetem po genjen ca njerez qe kenaqen te shohin ca denime per te justifikuar mizerine e popullit shqiptar mbas viteve 1990. E vetmja ruge qe shqiptaret te jetojne me liri dhe krenari ne vendin e tyre eshte----- Te gjitha ligjet e pronesimeve dhe cpronesimeveqe dolen me ardhjen e demokracise se Ramiz Alias,, Sali berishes , e kush e pasoj duhet te prishen Prona duhet te shkoje me ligj ke pronari. kushdo te jete. Kush bleu dhe shiti e ndertoj e shiti te gjithe ti harrojne, cfare bene me ligj. Ndertimet ne mase te madhe te behen prona te bashkive ku jane bere dhe te administrohen nga kompanite qe do krijohen nga pronaret e tokes dhe bashkite parkatese, qe do te bejne dhe investime per zhvillimin e cdo bashkije dhe krahine dhe vendi te eci perpara, dhe te konkuroje me ekonomine boterore.. ..Vetem kjo do garantoje pastrimin e sistemit te drejtesise.. Dhe do regulloje dhe hajdutelliqet e vjetra. Cdo gje tjeter me pak se kjo eshte, per te lare M...N.. me S....e..
PërgjigjuQeke komunist mor Petër ose anarshist. "Zjarri i gjasht o Pjetër mustak kuqi"
Z. Bollino e kë vën dorën në plagë. Z. Rama hidhi sytë dhe shikoje këtë mendim prej të moçmish të z. Bollino. Ke fol si me qenë bash Shqipëtar dhe kjo duhet bërë patjeter.
PërgjigjuKujt i drejtohesh Rames pjese e batakut,e ka kthyer grabitjen dhe vjedhjen me ligj PPP qe neser te justifikohet nuk eshte budalla si Saliu dhe gjyqtaret e prokuroret qe po ikin kur ti vije dita e llogarise kaq me ppp e vilmes kaq me te zamirit, kaq me te shefqetit kaq nga loja ne burse me euron e mbani mend sa ra ne 2018
Po edhe shtetas shqiptar eshte.
Kerkese e drejte dhe percaktim i sakte . Largimi nga vetingu te shoqerohet me padi per veprimtarine abuzuese me drejtesine , prokurire dhe gjykates . Vetem denimi behet mesim per te tjeret
PërgjigjuShkrim FANTASTIK si gjithmonë nga i NDERUARI CARLO BOLLINO . RESPEKTE CARLO .
Përgjigju