Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, ku më e freskëta, i mori jetën 3 peronave dhe la 8 të plagosur në qytetin e Elbasanit, ka sjellë debate gjatë senacës së sotme parlamentare.
Ishte kreu i grupit parlamentar të partisë Demokratike, Edi Paloka, ai i cili i kërkoi ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që të japë llogari për bandat që bredhin cep më cep, duke iu referuar pikërisht masakrës së Elbasanit.
“Është e turpshme që ky vazhdon e vjen në parlament se me ato që po ndodhin në Shqipëri vetëm këtë muaj, ky zotëria nuk duhej të ishte fare këtu. Nuk e di a kishin kamera në trup ata që vranë 3 vetë në Elbasan. Këtë të na thotë ai, kush është kjo bandë policie që bredh cep e më cep e vret. E jo të na shesë dëngla se çfarë bëjmë ne me deklaratat për Blushin. Nuk na duhet fare cfarë ndodh me ju në PS, janë punët tuaja. Ne kemi punë me votimet për shqiptarët,” tha Paloka.
Ndërsa ministri Tahiri iu kundërpërgjigj Palokës, duke i kërkuar të dijë qëndrimin zyrtar të PD-së për ish-ministrin dhe ish-zyrtarët e arrestuar.
"Ju faleminderit që kujdeseni për statutin tonë dhe angazhimet tona në qeverisje. Por qytetetarët kanë edhe sy edhe veshë për të kuptuar se lufta kundër korrupsionit është angazhim. Tani na thoni e doni Byronë e Hetimit, por cfarë qëndrimi zyrtar keni për ish-ministrin e arrestuar? Doni Byronë, dilni na thoni qëndrimin tuaj zyrtar për kryetarin e Bashkisë Kamëz të arrestuar për korrupsion dhe ju i shkonit në qeli?! Ndahuni na korrupsioni pastaj hajdeni na bëni moral për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky është angazhimi i vërtetë i juaji në luftën kundër korrupsionit"-u shpreh ministri i brendshëm nga foltorja e kuvendit.
Në replikë të tij, Paloka i kërkoi sërish ministrit Tahiri të përgjigjet këtë herë për bandat e Durrësit.
"Ti jep përgjigje akuzës së prokurorit të Përgjithshëm për bandat në Durrës që ti i njeh shumë mirë se për çfarë po përleshen, jepi përgjigje që dha se janë banda të lidhura me zyrtarët ndaj nuk i kapim dot. Mos hajde të na tregosh përralla, a mbështesin ne zgjedhjet në PS, Keni frikë për zgjedhje është punë për ju. Bandat po bëjnë qejf në Shqipëri se janë të lidhur me zyrtarë dhe nuk ka çfarë t'i bëjë askush tjetër pikërisht për këtë arsye. Për këtë përgjigju." tha ai.
Ndërsa kryeministri Rama, pa folur konkretisht mbi masakrën e Elbasanit, tha se sulmi i opozitës mbi Policinë e Shtetit, është publiciteti më i mirë që i bëhet asaj.
"Sa për Policinë e Shtetit dhe betejën me krimin kam vetëm një lutje, jo për ju. Por lutem që ju të vazhdoni të bëni çdo ditë një fletërrufe kundër policisë dhe ministrit. Është publiciteti më i mirë që ju i bëni faktit se jeni pa asnjë lloj boje, pa bojë fare, jeni një grup pa asnjë vizion, pa asnjë program, pa asnjë sens drejtimi, dhe vetëm recitoni banalitete që jua vënë në gojë, se ju që jeni këtu as dini çfarë bëhet, ju tregojnë përralla ata që keni në krye, nga lideri i sipërmarrjes së falimentuar. Propaganda juaj është një farsë, por mos harroni çdo ditë një sharje për Policinë e Shtetit, cdo ditë një sharje për ministrin e Brendshëm. Bëni një kontribut real për ti bërë publicitetin e duhur fytyrës suaj të dalë boje plotësisht si parti politike", u shpreh kreu i qeverisë.
Akuzat ndaj ministrit Tahiri u përforcuan edhe me deklaratën e kreut të opozitës, i cili nga selia blu, kërkoi dorëheqjen e ministrit, pasi sipas tij, ai po inkurajon krimin në vend, pasi ëhstë i lidhur me kriminleë e trafikantë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO