Në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO u mësua se sa i takon Luan Hoxhës, Anjola Agollit dhe Dashnor Caushit, policia nuk ka gjetur adresa dhe SPAK kërkoi të ripërsëritet thirrja e tyre. Seanca e radhës u caktua më 13 mars në ora 09:00 .
Mediu u ftua sërisht të dëshmonte si i pandehur nga SPAK, por ai tha se do të priste përfundimin e dëshmive të të gjithë personave të thirrur në proces dhe do të konsultohej me avokatët
Kush janë personat për të cilët kërkohet dëshmia dhe ende nuk dihet adresa?
Luan Hoxha, ish-shefi i shtabi të përgjithshëm. Gjeneral Hoxha u tentua të bëhej kurban kur ndodhi tragjedia, pasi u mor i pandehur. Mirëpo ai u largua në SHBA dhe kërkoi azil gjë që u pranua. Para se të largohej, Luan Hoxha takoi ambasadorin amerikan të asaj kohe John Withers, ku rrëfeu implikimin e Shkëlzen Berishës dhe Mediut në tragjedi. Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar çdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën.
Dëshmia e tij ka rëndësi dhe për dosjen e dytë të Gërdecit, atë ku po hetohet Shkëlzen Berisha. SPAK po heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe dëshmia e tij është thelbësore. Por, po ashtu ai fundos dhe Fatmir Mediun, ku në kabllogramin e ambasadës amerikane gjenerali shprehet se personi që u mor me demontimin ishte vetë Mediu.
Anjola Agolli ish-sekretare e Ministrit të Drejtësisë, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.
Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.
Dashnor Çaushi, ish shefi i Logjistikës, i cili është dënuar me tre vite burg për çështjen Gërdeci.
Lajmi kryesor:
Masakra e Gërdecit, Patrik Henri pronari i kompanisë amerikane gati të dëshmojë me videokonferencë! Në Shqipëri përfaqësohej nga “vëllai” i Shkëlzen Berishës
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akt ekspertimi për masakrën e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Ekspertët janë përgjigjur njësoj si në 2008, s’kanë studiuar mbi 80% të dokumenteve! Akuza pa bazë
30 Tetor, 11:07
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës
9 Tetor, 12:57
-
Masakra e Gërdecit, në GJKKO seanca për Fatmir Mediun, avokatët kundërshtojnë akt ekspertimin
2 Tetor, 10:29
-
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut
12 Shtator, 13:59
-
Masakra e Gërdecit, Mediu kërkon ripërsëritjen e aktit të ekspertimit të dëmit ekonomiko financiar! Ish-ministri: Ne në gjykatë, qeveria në karrige
11 Shtator, 11:07
-
Ylli Pata: Dimensionet e Gërdecit të pahetuar
10 Gusht, 20:07
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Po zvarritet, Mediut t’i ndryshohet akuza! Fyese të flasësh për korrupsion kur janë 26 viktima
11 Korrik, 11:57
-
Masakra e Gërdecit/ Debate në sallën e gjyqit, Mediu përplaset me SPAK e ekspertët, gjyqtarja Gjoka nxjerr jashtë avokatin! E pranishme edhe Zamira Durda
10 Korrik, 09:32
-
SPAK heton '21 Janarin', Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Basha të pendohet e të rrëfejë urdhrat e Berishës! Me Gërdecin luhet ping pong, merret Mediu në hetim e jo Xeni i Saliut
8 Korrik, 14:31
-
Masakra e Gërdecit/ Familja Durdaj kërkesë GJKKO e SPAK: Përshpejtoni procesin, Fatmir Mediut t'i bllokohet pasaporta! Rrrezikon të intimidojë dëshmitarët në SHBA apo arratiset
27 Qershor, 12:16
-
Masakra e Gërdecit, Mediu kërkon riekspertim të dëmit ekonomik: Ekspertët ishin të palicencuar
12 Qershor, 09:41