Fatmir Mediu do të pyetet nga SPAK dhe GJKKO për procesin e masakrës së Gërdecit në fund të procesit. Ka qenë vetë i pandehuri Mediu i cili përmes një deklarate nuk pranoi të pyetej në seancën e sotme gjyqësore por kërkoi që të ishte i fundit që të jepte sqarime pasi sipas tij në këtë moment të procesit do të jetë ishte thjesht një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statistikës.
“Nuk jam këtu për të bërë prokuroria statistike qoftë edhe gjykata pavarësisht se procesi është i paligjshëm. Nuk jam pyetur 17 vite. Mendoj se është në shërbim të së vërtetës të pyetem në fund të procesit. Është mirë që të jenë të ditura të gjitha rrethanat” tha Mediu.
Në seancën e kësaj të mërkure në GJKKO që zgjati mbi 1 orë e 30 minuta, gjykata pranoi kërkesën e Mediut ndërsa prokurorët e SPAK e konsideruan refuzim nga ana e ish ministrit të Mbrojtjes.
Mediu e konsideroi një proces të manipuluar mediatikisht dhe politikisht hetimin dhe gjykimin për masakrën e Gërdecit.
"Në gjithë këto seanca gjyqësore për këdo që do të kuptojë të vërtetën doli qartë se nuk ka asnjë fjalë e jo më fakt që të më implikojë në shpërdorim detyre. Kam respektuar autoritetet civile e ushtarake. Në këto 17 vite është bërë një histori mediatike për të luajtur me ndjenjat e familjarëve e për tu mbajtur gjallë në fushata elektorale për interesa politike” tha më tej ai.
Mënyra se si do të merren në pyetje Patrik Henri, pronar i kompanisë SAC dhe 4 punonjës të kompanisë që ishte kontraktuar për demontimin e armëve në Gërdec u bë shkak i një debati të ashpër në seancë. Prokurorët e SPAK thanë se pyetja e tyre me video-konferencë është e vështirë të realizohet dhe kërkuan që ajo të bëhej përmes letërporosive, në një seancë gjyqësore në SHBA.
Por kjo u kundërshtua nga avokatët e Mediut dhe ai i familjarëve të viktimave, pasi sipas tyre vetëm përmes videokonferencës dhe pyetjeve direkte nga palët do të mund të ishin dëshmi ezauruese. Ende nuk ka një vendimmarrje në këtë pikë ku pritet të vendoset në ditët në vijim nga togat e zeza.
Familjarë e viktimave i kërkuan gjykatës se si do të procedohet me marrjen në pyetje të ish gjeneralit Luan Hoxha, ndërsa gjykata tha se është në kompetencë të prokurorëve. SPAK ende nuk ka dhënë një sqarim.
Më herët Dashnor Çaushi, bashkë i pandehur i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre, nuk pranoi të fliste duke shfrytëzuar të drejtën që ia njeh ligji. Në këto kushte prokurorët kërkuan të lexoheshin disa thënie të tij bërë në procesin e mëparshëm ku ai ishte dënuar.
Në një dëshmi të dhënë gjatë hetimit në vitin 2008, që u administrua nga gjykata, Caushi ishte shprehur: “Më ka marrë në telefon edhe ministri i Mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin për kalimin e municioneve ndërmarrjes MEICO”.
Seanca e radhës do të mbahet më 27 mars në orën 09:00 ndërsa këtë të mërkurë nuk u paraqitën sërish për të dëshmuar edhe Denis Hajdari dhe Anjola Agolli të cilët nuk u gjetën në adresat përkatëse për të marrë njoftim. Agolli ish-sekretare e Ministrit të Drejtësisë, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.
Prokurorët e SPAK-ut kërkuan që pyetja e tyre të bëhej përmes letërporosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve.
Nga ana tjetër avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.
GJKKO njoftoi në seancën e kaluar se nga Ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja se autoritet amerikane kanë pranuar kërkesën e autoriteteve tona për të marrë deklarimet e 5 personave mes tyre edhe Patrick Henry të kompanisë “SAC”, por kërkonte të saktësonte disa pyetje për secilin si dhe ti viheshin në dispozicion Henryt emaili që ai ka patur me ish drejtorin e”MEICO”, Ylli Pinarin.
Autoritetet amerikane kanë lënë seancë më 12 maj dhe brenda kësaj date duhet të mbërrijë përgjigja nga Shqipëria, ndërkohë që sugjeronin se seanca mund të bëhej edhe me videokonferencë.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të prokurorë e të SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ai tha se ishte gati të përgjigjej pasi dëshmitarët të pyeten të gjithë, edhe ata që janë jashtë vendit, me video-konferencë.
'Në seancën e kaluar prokurori kërkoj që unë të pyetem.
Që në krye të herës dua të them se:
Pavarësisht se ky proces penal kundër meje ka nisur dhe po vazhdon në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, kam zgjedhur të respektoj intitucionin e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe kundërshtimin ndaj kësaj paligjshmërie ta bëj në këtë sallë.
Nuk kam bërë politikë me këtë çështje dhe pse siç theksova, paligjshmëria për çdo njeri me dije minimale juridike është flagrante dhe nuk i jam shmangur apo larguar qoftë edhe një çast përballjes me drejtësinë në këto 17 vite.
Kam qenë këtu në çdo seancë për të dëgjuar me vëmendje të gjithë dëshmitarët me të cilët akuza pretendon të provojë fajësinë time.
Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar qoftë edhe një fjalë të vetme kundër veprimeve të mia, madje kanë treguar qartë se Ministri nuk ka përcaktuar Gërdecin, nuk ka përcaktuar kalibrat si dhe nuk ka përgjegjësi për zbatimin e Rregullores së trajtimit të municioneve sepse ato janë çështje tërësisht ushtarake.
Ministri si autoritet civil drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes, ka respektuar vendimet e strukturave civile dhe ushtarake të ngarkuara me ligj.
Nuk ka asnjë dëshmi që të kem, injoruar dhe ndikuar në asnjë rast vendimmarrjen e tyre.
Kam zbatuar ligjin dhe detyrat e mija si Ministër i Mbrojtjes. Kam kërkuar nga strukturat ushtarake dhe civile të raportojnë detyrat e ngarkuara me ligj në mënyrë periodike tek autoritet e tyre drejtuese dhe tek Ministri.
Nuk ka pasur asnjë raportim për moszbatim të detyrimeve ligjore apo rregullave të trajtimit të municioneve.
Do të jem këtu në çdo moment për të debatuar dhe vlerësuar çdo dokument apo fakt që kërkon të sjell prokuroria si provë në këtë proces.
Kam bindjen se vlerësimi i paanshëm dhe i vërtetë me ekspertë i akteve të ekspertimeve ushtarake, ekonomike dhe fakti pse ka ndodhur ngjarja, do të hidhnin dritë mbi të vërtetën e cila manipulohet qëllimisht prej 17 vitesh.
E nderuar Znj. Gjyqtare, për 17 vite unë nuk jam pyetur.
SPAK për dy vjet nuk më pyeti dhe hetoj çfarë donte, padyshim kjo është detyra e SPAK të hetojë, por mendoj se në dy vite duhet të kishte pasur vullnetin për të dëgjuar dhe të vërtetën time për të bërë drejtësi dhe për të ndryshuar edhe veprimet e qëllimshme të ish-Prokurorëve.
Për fat të keq kjo nuk ndodhi.
Prokuroria ka kërkuar të pyetem në fund të dëshmitarëve që ka paraqitur.
Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem çdo pyetje të prokurorëve apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.
Përndryshe zhvillimi i seancës së pyetjeve ndaj meje, në këtë moment të procesit do të jetë thjeshtë një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statitikës.'- tha Mediu në gjykatë.
Ish-drejtori i Logjistikës, Dashnor Caushi, ka refuzuar të japë dëshminë e tij në seancën e sotme.
Dashnor Caushi, ish-ushtarak, bashkë i pandehur i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre, nuk pranoi të fliste duke shfrytëzuar të drejtën që ia njeh ligji.
Në këto kushte prokurorët kërkuan të lexoheshin disa thënie të tij bërë në procesin e mëparshëm ku ai ishte dënuar.
SPAK ka kërkuar që një pjesë e dëshmisë së tij të administrohet si provë.
'Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”- lexoi SPAK.
Mjeshtra keta gjykatesit. Do ta shtynje pafund procesin deri sa te hapet ndonje gjyq tjeter. Thone qe Mediu ka vene ne dispozicion 1 milion usd.
PërgjigjuPo mirë kur jan tërë këto struktura dhe ministri ëër çfarë i duhej e duhet ushtrisë sipasMediut?Sipas tij ta shkrijmë postin e ministrit!
PërgjigjuTragjedia e GËRDECIT ka 2 EMRA TË KORRUPTUAR,VRASËS & MASHTRUES 33 VJEÇAR..SB & F.MEDIU.Këta duhej dënuar që në 2009.Por,DREJTËSIA E TREDHUR PREJ SB PO VAZHDON TË TALLET ME 26 VOKTIMAT,300 TË PLAGOSURIT,90 % TË POPULLIT,SHBA+BE..Që kërkojnë drejtësi si për 21 JANARIN 2011..! -F.Mediu dike mos ju përgjigjur pyetjeve të Prekurorve do të thot se DEL MBI TA,Sikurse Saliu..që edhe për GËRDECIN FIRMOSI VKM.
Përgjigju