Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për masakrën e Gërdecit. Fatmir Mediu në nuk ishte prezent në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.
Në këto prova pjesë është dhe faksi i nisur nga zyra e ish-ministrit Bumçi në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes, për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës ‘Për Shkëlzenin', djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
SPAK gjithashtu ka kërkuar që në pyetje të merret dhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Agolli në dëshminë e deklaratat e dhëna më përpara ka dëshmuar për dokumentin që lejon hapjen e fabrikës ku e mbishkruar është emri i Shkëlzen Berishës. Seanca e radhës u shty për datën 14 janar or 09:00.
Në dosjen hetimore të masakrës së Gërdecit, emri i Shkëlzen Berishës lakohet dhe për telefonatat me pronarët e kompanive të fabrikës së demontimi të armëve. Nga provat që SPAK paraqet, vërtetohet përfshirja e Shkëlzen Berishës.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Komente











Ore pse keta akuzohen per shperdorim detyre ...pse nuk akuzohen per vrasje me paramendim apo shperdorim detyre me pasoja vrasjen e njerzve 26 personave
PërgjigjuShume pa gjak paskan qene kto njerez 26 njerez te vdekur dhe nga kto familjar te ktyre Te shkretve qe haram e pacin gjakun qe mbajne ne vena, Asgje nuk ndjejne asnje reagim sikur kto 26 persona Te kishin te aferm i bie 80 persona ( pa gjak ) Qe nuk reagon asnjeri ska shtylle kurrizore Turp
PërgjigjuTë vrasësh 26 njerëz dhe të jesh deputet vetëm në Shqipëri ndodh...SPAK e ka hallin të kapi ndonjë hajdut për të justifikusr miljonat që marin.
PërgjigjuSpaku eshte ortak me keta kriminela per deri sa le te broçkullisi saliu gjithe diten ne TV, e quan aspak dhe organizate kriminale dhe nuk reagon , fatmir mediu bredh ne amerike dhe aspaku e lejon .