KORCE- Dy ditë pas masakrës së ndodhur mbrëmjen e 7 janarit në fshatin Gjonomadh të Korçës ku mbetën të vrarë katër përsona janë hedhur dritë me të tjera dëshmi rreth historisë së nisur vite më parë.
E motra e Daniela Meçollarit flet për një histori 5-vjeçare dashurie mes 30-vjeçares dhe autorit të masakrës, Bashkim Latollari.
Në një prononcim për median Mirhada Meti pranon se Daniela kishte lidhje intime dhe se e motra e donte, por nuk mund të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të fëmijëve.
Sipas motrës, shkak i kësaj tradhëtie bashkëshortore ka qenë varfëria dhe problemet e saj me bashkëshortin.
“Daniela e donte, por nuk mund të ndahej, pasi nuk donte të linte fëmijët rrugëve.”- thotë Mirhada Meti, dy ditë pasi Bashkim Latollari vrau Daniela dhe Beliman Meçollarin dhe dajën e këtij të fundit së bashku me nusen e tij, Rexhep dhe Valbona Metollari mbrëmjen e 7 janarit 2014 në fshatin Gjonomadh, 10 km larg Korçës.
Jo vetëm kaq. Raporti mes Danielës dhe autorit Bashkim Latollari kishte dhe momente të tjera.
Ajo thotë se Bashkimi insistonte, që Daniela të divorcohej duke shkuar deri në presion, duke e kërcënuar me thikë, që të ndante Belimanin dhe të bashkohej me të.
“Bashkimi e kërcënonte me thikë, që të linte burrin dhe të jetonte me të”- thotë ajo.
Sipas saj, autori e kishte kërcënuar viktimën se do ta vriste, por ajo kishte frikë të sinjalizonte policinë, ndërsa pak ditë para ngjarjes ai e kishte rrahur në mes të fshatit.
Ajo ka treguar se herën e fundit, kur ka takuar motrën e saj, i kishte pohuar se fëmija i vogël ishte i bashkëshortit të saj dhe se pretendimet e autorit nuk janë të vërteta.
"Dy ditë pas Vitit të Ri, Bashkimi e kërcënoi se do ta vriste. Më tregoi motra. Ajo më tha se kishte ankth."- tregon e motra.

(Foto: Mirhada Meti, motra e Daniela Meçollarit)
/Shqiptarja.com