KORÇË - “Jam penduar për vrasjet që kam kryer. Unë nuk doja ta vrisja Rexhepin por vetëm Valentinën pasi ishte ajo e cila më bënte presion se do të tregonte lidhjen time me Danjelën”.
Këto janë fjalët që ka thënë para gjykatës së Korçës, Bashkim Latollari, 40 vjeç, autor i masakrës së 7 janarit në fshatin Gjonomadh të Korçës, i cili është lënë në burg nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në këtë ngjarje të rëndë, mbetën të vrarë nga Litollari, Belimor dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30 vjeç, burrë e grua si dhe Rexhep e Valentina Metollari, 58 dhe 56 vjeç, po ashtu çift bashkëshortësh.
Gjatë seancës së masës së sigurisë, 40-vjeçari ka kërkuar që të bëhen analizat e fëmijës së dytë të çiftit Meçollari, djalit 4 vjeçar, pasi pretendon se ai fëmijë është i lidhjes së tij 5- vjeçare me Danjelën.
Mbërritja e autorit në Gjykatën e Faktit është shoqëruar nën masa të larta sigurie, ndërsa jashtë ambjenteve të kësaj gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave, të cilët të mbushur me mllef e etiketonin autorin si “monstër”.
Në fund të seancës, gjyqtari i gathshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bashkim Latollarin, i cili në këtë seancë gjyqësore u mor në mbrojtje nga Kreu i Dhomës së Avokatëve të Korçës, Arben Lena.
Kjo ndodhi pasi 40 avokatë të gjykatës nuk kanë pranuar mbrojtjen e Bashkim Latollarit. Në seancë dhe jashtë ambjenteve të gjykatës është vënë re mungesa e familjarëve të autorit.

(Në foto: Bashkim Latollari, i akuzuar për vrasjen e 4 personave në Korçë)
Vijon ...
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Masakra, si u vranë katër persona në Gjonomadh