‘Masakra e Lushnjës’, shtyhet gjyqi ndaj të dënuarit përjetë Laert Haxhiu! Shkak leja vjetore e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, i pranishëm edhe Dumani! Avokati: Të dorëhiqet prokurorja
Laert Haxhiu, i dënuar përjetë nga GJKKO
Tiranë- Ka nisur sot (4 Tetor) seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm (24 Prill 2024) për “Masakrën e Lushnjës”, e ndodhur në vitin 2017, me bilanc 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në një përplasje mes grupeve kriminale rivale.
Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia tre muaj më parë, (3 Korrik 2024), ku ishte arrestuar në një operacion policor në Athinë, ka apeluar vendimin e shkallës së parë të GJKKO, që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe të Bujar Turkut.
Në trupën gjykuese kanë qenë magjistratët Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty pasi mungonte gjyqtari Pëllumbi, për shkak të lejes vjetore. Në këto kushte, është caktuar që seanca e ardhshme të mbahet në datën 9 Tetor, ora 12:00
E pranishme në sallë ka qenë prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen për herë të parë në këtë seancë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu gjyqi ndiqet dhe nga babai i të dënuarit.
Laert Haxhiu, përmes avokatit të tij, Detar Hysi, ka kërkuar heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelli, për shkak se ka konflikt interesi. Kjo për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se do të vrasë prokuroren e çështjes. Për këtë arsye, Komisioni i Posaçëm i ka shtuar edhe sigurinë.
Laert Haxhiut ka të hapur edhe një dosje tjetër penale të bujshme si grup i strukturuar kriminal, në lidhje me organizimin e disa ngjarjeve të rënda ndër vite, si vrasje, vendosje eksplozivi, plagosje, grabkitje, shantazhe dhe të tjera, që është ende në proces hetimor nga ana e SPAK-ut.
Ka qenë i penduari Artan Tafani, i ndaluar fillimisht për grabitje, ai që rrëfeu të paktën 18 krime të ndryshme, mes tyre 6 vrasje dhe 5 atentate, duke etiketuar si kreun e bandës pikërisht Laert Haxhiun. Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut më 20 Tetor të vitit të kaluar, duke e klasifikuar si grup të strukturuar kriminal.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.1%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58