PUKE - Gjykata e Shkallës së Parë në Pukë lë në burg pa afat kushërinjtë Fran dhe Bardhok Përmarkaj, të cilët akuzohen si bashkautorë në tragjedinë e ndodhur të premten në fshatin Mardhnac të këtij rrethi.

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës dhe ato të FNSH-së po punojnë intensivisht për vënien në pranga të autorëve të tjerë të masakrës.

Sipas burimeve të Prokurorisë, një sipërfaqe toke 6 vite më parë nga familja Markaj, vetëm pak metra larg shtëpisë së familjes Përmakaj, është pikënisja e konfliktit që shënoi dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Mësohet se bagëtitë e familjes Përmakaj kanë kullotur në tokën që familja Markaj kishte blerë. Të zotët e tokës nuk kanë dashur që të lejonin bagëtitë të hynin në tokën e tyre.

(im/shqiptarja.com)